Tashmë kanë kaluar dy muaj që nga vrasja në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku i pranishëm ishte edhe Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe kjo e fundit nuk ishte bërë fare e gjallë. Nga postimet e shumta që bënte në rrjetet sociale, Elvana tashmë nuk poston asgjë.
Por kjo nuk do të thotë që këngëtarja nuk futet fare në Instagram. Në pjesën ku Instagrami të lejon të shikosh aktivitetet, pëlqimet apo komentet që kanë bërë ndjekësit e tu së fundmi, Elvana Gjata duket se ka qenë aktive. Ajo ka filluar të ndjekë dhe deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbjan.
Mbrëmjen e 4 tetorit nga përleshja me armë zjarri në ish-bllok humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i basteve sportive Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljo Hato. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushi dhe Ajaks Boshnjaku, i cili u vetëdorëzua mbrëmjen e sotme vetëm para pak minutash. Pak orë pas ngjarjes në prangat e policisë ra Geldo Hoti, mik me Ervin Matën i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në momentin e ngjarjes.
Këngëtarja fillon të ndjekë deputetin e PS-së në rrjetet sociale.
Komente

ky eshte albanistani yne per para , pse jo edhe me xhaxhain 50 vjet mo te modh
PërgjigjuKet sikur e kerkon policia shqiptare. Me ket rast ta jetojne se ku I gjente leket qe jetonte ne Los Angeles. Dava Katunaresh.
PërgjigjuElvana??? Sikur kishte ikur se kishte koncert e dija une?!?! Me siguri eshte koncert afatgjate se eshte tu montu e cmontu skenen vete per fiskulture
PërgjigjuSi u be e gjalle? Si ishte mepare? Harrova qe jeni taljon ju mer, e moret nga "si è fatta viva" qe italisht ka kuptim. Thjeshte e perkthyet. Non avete colpe voi, no. Harrova se italisht s'paska kuptim, me mire shqip: s'keni faj ju, jo.
PërgjigjuNga cili vend vjen ti sandri ose nga cika shpelle ke ardhe? Po meso ship mo, shprehja "u be gjalle" eshte shqiptare. Eshte shprehje e barazvlefshme me ke humb fare. Meso shqip djal
pse moj elvana pseee je vajze qe nuk te mungon asigjo ..... pse lidhesh me biznezmen !!! gjoja !!! lidhu me nje njeri tamam modest ske nevoj per lek. gjynah pz
Përgjigju@Fack: mbase jo me Xreport, por ajo ishte e lidhur me Flor Mumajesin. Mund te lidhej me dike si ai. Por jo, Elvana e kishte syrin me te madh se barkun. Nuk i mjaftonin leket qe fitonte me koncertet (qe nuk jane pak), donte shume me teper.
Xreport me ty te lidhet e