Po ndiznin pompën e ujit, dy persona bien në pus në Vlorë

30 Gusht 2020, 17:37| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 18:20

  • Share

VLORË- Dy persona kanë rënë në një pus në Rromsi të Vlorës.

Sipas informacioneve për "Report Tv, një 55 vjeçar dhe një 23 vjeçar kanë tentuar të rregullojnë pompën brenda pusit. Ndërkohë i ka zënë gazi brenda pusit.

Më pas ata janë nxjerrë nga familjarët dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Ka qenë një fëmijë i vogël që ka konstatuar se dy të rriturit kishin ngelur në pus dhe menjëherë ka thirrur familjarët.

Më pas ata janë nxjerrë me litar dhe shkallë nga pusi.

Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njëri nga të lënduarit i është vendosur oksigjen ndërsa personi tjetër është përmendur dhe ndodhet në një gjendje më të mirë shëndetësore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bruno: 30/08/2020 20:13

    Kryeministri thote se ka uje 24 ore 90 % e Shqiperise cfare i duhet pusi ? Sherim sa me te shpejte.

    Përgjigju
  • Tirona: 30/08/2020 18:53

    Ju qe perdorni Puset , cfare ju pengon te bleni kundragaze per ti perdorur kur ju lind nevoja. sado qe kushtojne nuk kushtojne me shume se jeta Juaj.

    Përgjigju
    • Visi: 30/08/2020 19:39

      Pp skena lek o figure prandaj futena pa kundragaz, prandaj ecim me motorr jo me makine, prandaj nuk bajme vizita te doktorri vec kur te jena ne grade te fundit... Se nuk kena jo se nuk dona

  • Visi: 30/08/2020 18:38

    Shyqyr Zotit se ska ma hall te mundohet robi i shkrete me nxjerre buken me djerse dhe me vdeke ne pus eshte hall i madh vec shyqyr qe kane shpetu e pacin jeten e gjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?