Kronikë

Dy punëtorët vjedhin karburantin në kantierin e aeroportit të Vlorës, arrestohen! 36-vjeçari furnizon makinën në Sarandë dhe arratiset, shpallet në kërkim (VIDEO)

24 Shkurt, 15:20| Përditesimi: 24 Shkurt, 15:29

  • Share

Vlorë- Policia ka zbardhur dy raste plaçkitjesh të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në Vlorë dhe Sarandë.

Bëhet fjalë për vjedhjen e sasive të karburantit në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku të arrestuarit janë 2 punonjësit e kantierit dhe vjedhja me anë të mashtrimit nga një 36-vjeçar nga Finiqi, që pas furnizimit të mjetit me naftë, është larguar pa paguar. 

Burime zyrtare bënë me dije se bazuar edhe në administrimin e pamjeve filmike dhe provave të tjera, zbardhën vjedhjen në aeroportin e Vlorës, duke prangosur punonjësit E. I., 35 vjeç, banues në fshatin Akërni, dhe E. K., 30 vjeç, banues në fshatin Kaninë.

Në pamjet filmike të kamerave të sigurisë dallohen dy punëtorët teksa vjedhin karburantin nga një kamion i kompanisë dhe drejtuesi i mjetit që pas furnizimit në distributor arratiset me shpejtësi.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se më 23 shkurt kanë vjedhur 30 litra naftë nga kantieri i aeroportit, ku ishin të punësuar. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sasia e naftës e vjedhur dhe 2 celularë”, njoftoi policia. 

Kurse në Sarandë u dokumentua po me pamje filmike, rasti i mashtrimit me vjedhje nga i arrestuari A. Z., 36 vjeç, banues në Sarandë.    

“Më 22 shkurt, në një karburant në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, i dyshuari është paraqitur me një automjet të marrë me qira, që i kishte mbuluar targën, ka furnizuar me naftë e më pas është larguar pa kryer pagesën. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, njoftoi policia vendore.

Për të dyja ngjarjet dosjet iu kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?