VIDEO/ I vendoset eksplozivi dy bizneseve në Shkodër, dëmtohet edhe Prefektura! Njëri nga bizneset në ndërtesën në pronësi të ish kandidatit të PD në zgjedhjet lokale

26 Mars 2022, 07:42| Përditesimi: 26 Mars 2022, 18:45

  • Share

Dy biznese u sulmuan me tritol në një diferencë kohore vetëm 10 minuta nga njëri-tjetri në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale.  Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20, në rrugën pranë Stadiumit "Loro Borici", pranë një supermarketi, ndërkohë që në 02:30 ndodhi shpërthimi i dytë, më i fuqishëm në pedonalen e qytetit në një dyqan veshjesh.

Ndërsa për tritolin në supermarket, me pronar Flori Markun, policia deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar apo motiv, për ngjarjen e dytë, hetimet natyrshëm shkojnë drejt ish-kandidatit të PD-së për kryetar të Bashkisë së Shkodrës, Xhemal Bushati.

Dyqani që shpërtheu është në pronësi të tij dhe i lëshuar aktualisht me qira, ndërsa në katin e tretë të së njëjtës godinë, Bushati jeton me familjen.

Në orët e para të mëngjesit ai ishte prezent në godinën që ndodhet përballë Prefekturës, por nuk pranoi të prononcohet në media.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një person i veshur sportiv është afruar pranë godinës tre, ka vendosur tritolin ne portën hyrëse, dhe është larguar me vrap në drejtim të sheshit.

Nuk dihet ende nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njeri-tjetrin, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë jo vetëm në pedonalen e Shkodrës por edhe në perimetrin ku janë dëgjuar shpërthimet për të bërë edhe lidhjen e mundshme nëse autorët janë të njëjtë apo ngjarjet janë tërësisht të ndara njëra me tjetrën.  Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje, administratorin e marketit ushqimor si dhe Xhemal Bushatin. Të 2 kanë deklaruar se nuk kanë konflikte të mëparshme.

Ndërsa hetimet vijojnë, për Partinë Demokratike, sulmi ishte ndaj Bushatit. 

"Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!", thuhet në një reagim të PD-së.

Xhemal Bushati, kandidat i Lulzim Bashës, garoi në zgjedhjet e 6 Marsit përballë Bardh Spahisë së Sali Berishës. Në një reagim si kryebashkiak, Spahia nuk flet për motive politike, por i bën thirrje Policisë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që siç shkruan ai, “nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë!"

 

Ora 08:28
VIDEO/ I vunë tritolin biznesit që ndodhej në godinën në pronësi të tij, momenti ku ish kandidati i PD për kryetar bashkie Xhemal Bushati shikon dëmet e shkaktuara

Dyqani LC Waikiki që iu vu tritoli gjatë natës në Shkodër, ndodhej në katin e parë të godinës që është në pronësi të ish kandidatit të PD për kryetar bashkie, Xhemal Bushati. Ai jeton në katin e 3 në po të njëjtën godinë ku ndodhej dhe biznesi, ambienti i të cilit ishte dhenë me qira. Mëngjesin e sotëm Bushati është filmuar duke parë dëmet materiale që i janë shkaktuar godinës.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/03/2022 23:40

    Nuk mendoj qe eshte hakmarrje politike per ate Bushatin.Mendoj qe eshte kercenim per mospagim /gjobe/.Kriminelet i kane marre dyqanet e bizneset me rradhe,/gjoben ose koken/.Por shkodranet e kane vete fajin qe nuk flasin e nuk denoncojne.Le te marrin shembull nga ai biznesmeni qe shpuri ne burg Shullazin me gangsteret e tij.Po nuk denoncuan,keshtu kane per t'a pesuar perseri.Eshte bere Shkodra si Sicilia.E vetmja lidhje me politiken ne kete rast,eshte fakti qe keta gangstere jane liruar,ose s'jane futur fare ne burg fale drejtesise se plepave te Berishes.Sa per policine,ku me mire,ku me keq ,kane punuar,por nuk eshte pare nje pune e tille nga ana e gjykatesve dhe prokuroreve.

    Përgjigju
  • Shkoder: 26/03/2022 20:17

    Bajret e kan vu eksplozivin. E keni te sakte

    Përgjigju
    • Per Sarreqin: 28/03/2022 21:00

      Nuk ma merr mendja aspak qi lict jane pajtu me bajret ne fshehtesi edhe e paske marr vesht ti apo ndon1 tjt... Kush keka aj burre aq i forte qi paska hi demek mi pajtu kto 2 fise??????? Sokoli nuk e han ate koqe ullinit sa mu pajtu per te 2ten here, se heren e pare kur u "pajtunen" u prene ne bese e ja vranen bardhin. Ba mu "pajtu" prape, heren e dyte e han plumin sokoli... Behari me asmerin kan vra vllan ne pabesi, me buken e tij ne bark... Si rregull duhet qe edhe kta 2 me shku te bardhi, perndryshe lict dalin te koritun.Masanej, ca kuptimit ka me e mbajt ne fshehtesi ket pune, kur lict rrin tan kohen te ndrym ne shpi? Ku asht pikesynimi ktu? Per mendimin tem, lict skan mu pajtu ndonjehere me bajret, se te dy fiset i ruhen njeni tjetrit. Kjo pune ka me zgjat me vite e vite te tana, deri sa njeni prej fiseve te shuhet komplet. Nuk mbaron gja me vrasjen e asmerit... Perkundrazi,vrasja e asmerit i hap rrugen vrasjeve tjera. Klm!

    • Shkoder: 27/03/2022 22:37

      E vertete... Mesazhi mund te vonojne pak me shku ne destinacion, ama asht e garantume qe shkon aty ku duhet.

    • Sarreq: 27/03/2022 18:16

      PER TY n.K. Disa njerz ne Shkoder thojn qe sokoli i ka mbyll ne fshetesi punet me bajrat (dobracit) ata t kirasit do vrajn Asmerin ne nji atentat ose me hjeksi dhe kan me i mbyll punet me ta. Kjo munet me qendru, nigia mir qe nje njeri qe te don me te vra nuk pret 4 vite por vjen deri te shpia a ta fut plumin pranaj thuhet se i kan myll punet. Kurse ne shkoder sdihet ky muhabet edhe kujtojn qe jan ne hasmeri hala

    • Xhabije: 27/03/2022 13:36

      Me sa e njof une sokolin nuk ma do mendja se sokoli i len pa pergjigje mesazhet

    • N. K.: 27/03/2022 09:48

      Nuk kan dasht me e vra se nuk u ka ba ndonje dëm sa per me e hek qafet... Thjesht me e tremb pak... Ja kan vu edhe Sokolit si "mesazh", nji rruge e dy pune!

    • N. K.: 26/03/2022 22:52

      Ja sbesoj qe e kan ba ata, se me dasht e kishin vra e jo vu tritol. Naj gjob e pa pagume noshta

  • Shkoder: 26/03/2022 20:15

    Bajret e kan vu tritolin... E keni te sakte.

    Përgjigju
  • Behari: 26/03/2022 18:57

    Shkodra ishte mire.se ca paten i gjujten kushon beharit…tani qe te kete paqe duhet te kete lufte njehere…

    Përgjigju
  • SARREQ: 26/03/2022 17:35

    A mund te ken vu naj gjob fiset e mdedhaja te shkodres keti Xhemal Bushatit, dhe ai ska dasht me e pagu? Apo thjesht ka bakshish nga ana e sali berishovic (karagič) sepse ishte ne krah te lulzim braves? Cila munt te qendroje ma shum, sepse smendoj qe naj malcor apo fshatar guxon me ba kta pun

    Përgjigju
  • Alb: 26/03/2022 14:58

    Qani hallin e ukrahinrs. Na jena mazi.

    Përgjigju
  • Xhixhi: 26/03/2022 13:41

    Shkodra eshte degraduar fare.

    Përgjigju
  • AltinTop: 26/03/2022 13:35

    Lajmi fundit: Xhaçka vendos sanksione te reja bandave ne shkoder…per bombardimet e kryera ne shkoder.

    Përgjigju
  • Sokoli: 26/03/2022 13:34

    Ky quhet terrorizem dhe duhet trajtuar si akt terrorist nga shteti.Ju muns te thoni cili shtet,po drejt keni se nuk ka shtet ktu

    Përgjigju
  • Dori: 26/03/2022 11:37

    Dikur thonin "po te doj qeveria ze lepurin me qerre".Sot plas tritoli ne ball te prefektures.Prefektura eshte qeveria.Cfar sigurie me ofron mua nje qeveri kur tritoli i shkaterron prefekturen?Ndersa kryeministri ben postime ne fejsbuk se nderton nje shkolle perse nuk publikon ne fejsbuk prefekturen e shkaterruar nga tritoli?Ndaje te miren dhe te keqen me popull

    Përgjigju
  • Une: 26/03/2022 10:45

    Nuk bere shtet o kryeminister qe nuk shkruan me ne Facebook. Ta gezosh opoziten e re me Saliun. Luli ku eshte di gje? Ai ylli ne ngjitje qe do beje bashkeqeverisje? Ulu tani me Saliun dhe Ilirin per te "miren e atdheut" zgjidhni presidentin e ri. Ca u be me ate reformen ne drejtesi? Apo te presim te mbaroj lufta ne Ukraine?

    Përgjigju
  • AltinTop: 26/03/2022 10:22

    Mbaj mend dikur ne shkoder ne protesta brohoritej “Policia asht me ne”

    Përgjigju
  • ....: 26/03/2022 09:59

    Terror ne mesin e shkodres ku eshte plot me kamera. Kjo tregon qe nuk i plas per shtetin ose tregon qe nuk ka shtet!

    Përgjigju
  • Suela: 26/03/2022 09:37

    Policia esht ber si fshestare rrugesh,ne vend qe te parandaloj krimet shkon dhe pastron demet.Ky vend ka nevoj per nje grusht te hekurt,kjo polici nuk funksionon aspak.Nuk mund dhe nuk duhet te tronditen njerzit ne ket menyre.Por nje shprehje e vjeter thot se cdo popull zgjedh qeverine qe meriton

    Përgjigju
  • Greta: 26/03/2022 09:28

    Qeveria qan hallin e Ukraines dhe bombat i plasin ne zemer te pedonales se Shkodres.Kto jan pamje lufte,Shkodra esht Mariupoli i Shqiperise.

    Përgjigju
    • gjergji: 26/03/2022 12:59

      Greta: kto jane pasojat e levizjes demografike te Shkodres.Familjet e vjetra e qytetare te Shkodres sulmohen nga "militante" partiak qe kan vjedhe,djege e "zaptu" pasunit e tundeshme e patundeshme te familjeve te vjetra shkodrane.Jane kto militant partiak qe drejtohen nga nje parti qe kan ne kry SALI BERISHEN QE QEVERIA AMERIKANI neper mjet DASH E SHPALLI "NON GRADA" me akuza teper te renda si hajdut,korruptuar,destabilizues e pengues i vendosjes sistemit drejtesis qe mprohen nga kjo parti,asht ajka e kesaj partije e qe 30 vjet mban ne tension Shkodren. Greta: Shkodra edin e i njeh kush jane kto terrorista militant.Ne Mariopol qytetaret jane kryesisht te ardhun nga ultesinat e Ukraines e jo pak te qytetnuem e kunderta e asaj te Shkodres.GJITHECKA MIQESISHT.

  • juli: 26/03/2022 09:28

    Nuk ka mundesi se Shkodra eshe qytet i "kulturuar", nuk ka vrasje as ngujime, ka vec bomba dhe shperthime. Rrofte komandanti legjendar SALI NON GRATA...

    Përgjigju
    • F-22 raptor: 26/03/2022 10:56

      Juli, perteje ironise tende, Shkodra eshte padyshim qytet i kultures. Por gjithashtu ka derrat e vet! Lufta brenda llojit eshte gjithmone me piset dhe me e eger!

  • Kirasi: 26/03/2022 09:22

    Duhet te kapet sezban, ka shum kamera gjith shkodra esht me kamera . Ta gjurmojn kamer pas kamere

    Përgjigju
    • Cccc: 27/03/2022 17:38

      Ke me kap.ktu asht policia bashk me mafjozat.sbahet fjale me kap kend

    • Cccc: 27/03/2022 17:35

      Ke me kap.ktu asht policia bashk me mafjozat.sbahet fjale me arrestu kend

    • Tr shk: 26/03/2022 11:19

      Kamrat ne shkoder i kontrollon mafia ( flas per kamrat ne rruget kryesore)

  • gjergji: 26/03/2022 09:12

    Jo or miq jo.EKSPLOZIVI i vendosur ne pronat e XH.Bushatit eshte atentat e perdhunosje e Shkodres mare,eshte vene tritol familjeve te vjetra e qytetare shkodrane qe akoma banojne ne Shkoder,asht vendos eksploziv kunder cilivizimit e qytetarizmit shkodran kunder banorve e familjeve shkodrane autoktone te mbetur tashma "pakice" si rrezultat i levizjeve demografike.Tritoli eshte vendosun nga ai grup vagabondash e hajdutash qe nuk kan lane gja pa vjedhur e grabitur ne Shkoder,pa prishur e shkatrru gjithecka e ne emen te "antikomunizmit" e si militant te nje partie qe drejtohet nga njeriu me hajdut,me i korruptuar,ma rencaku e mashtruesi i kombit shqiptar Sali Berisha e qe mprojtesi kryesor i ketyra grupeve vagabondazhi inspirusi i veprimeve te tyre terroriste. ZOTI TE MALLKOFTE ty e gjithe familjen tande O SALI BERISHA per gjithecka qe ke bere ne Shkoder,qe prure terrorizmine hajdutllekun ne Shkoder edhe nje here.Sa shpejt e sa me zell e shkatrrove Shkodren

    Përgjigju
    • shkodra: 26/03/2022 10:04

      pjerdh se lirohesh....kto familjet e vjetra e kane pase pushtetin gjithmone e shifet sa bukur e kane menaxhu Shkodren....keni mbete tu hedhe fajin tek te tjeret e per kete bani nji hap para e 7 mrapa...ordinera

  • Andi: 26/03/2022 09:00

    Nuk e di kush ja ka vu , po e njejta dore duhet te jete te te dy , nuk do ken pagu gjobat me siguri

    Përgjigju
    • Beni: 26/03/2022 11:54

      Fiks Andi, spo shkruj gje tjeter se kte desha me thene.. Kjo eshte 100 % dhe e dine te gjithe Por ska shtet as nuk ka pase as ska per te pase! 3 gabel e fshatar me qeverise e gjunjezu shkodren, Eshte shume turp ku kane perfundu! Dhe te gjithe e dine qe cdo dyqan ne shkoder Nga xhabiaj ne Rus dhe nga ana tjeter Te gjithe japin gjoben muj per muj!!! Te vazhdojne ta japin se mire e kane..

  • Kola: 26/03/2022 08:54

    Bravo Shkodranet e kultures,dhe e demokrallise.

    Përgjigju
    • Kola ka harru dritat ndez..: 26/03/2022 11:56

      Sjane Shkodran o kole, jane te pa pune dhe hajduta e kriminela! Se sa kulture ka shkodra dhe sa artista ka nxjerre Ska gjithe shqiperia bashke Dhe ti e di shume mire,

  • Kamikazi: 26/03/2022 08:52

    Ehh more Sali Berisha vetem terror di te sjellesh. Keto jane militantet e tij te çakerrdisur nga nje i çakerrdisur qe duhej te ishte me kohe pas hekurave. Fatkeqesi per kete popull

    Përgjigju
  • Leci: 26/03/2022 08:19

    Keto jane militantet e Saliut qe jane specializuar per vendosje triroli.

    Përgjigju
    • Specialisti prej dobraçi: 26/03/2022 11:57

      Kto jane plera ska lidhje Sala e Edi e fatosi, Mos bani kot si mjeshtra, se jeni ne autobus, Sdini ka lidhet gomari.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?