Foto ilustruese

Kronikë

Dy shpërthime të fuqishme piroteknike në Sarandë, arrestohen të rinjtë

21 Prill, 08:14| Përditesimi: 21 Prill, 09:56

  • Share

Sarandë-Dy shpërthime të fuqishme piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e djeshme (20 prill) në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, pranë zonës së njohur si “Plazhi i Ri”, ku qytetarët janë alarmuar nga zhurma e fortë dhe efekti i mjeteve të hedhura.

Menjëherë pas sinjalizimeve, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i veprimeve janë kapur në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për përdorimin e lëndëve piroteknike me shkallë të lartë shpërthimi.

Të ndaluarit janë identifikuar si E.O, 18 vjeç dhe K. K., 17 vjeç, Greqi.

Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku po kryhen veprimet proceduriale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. O., 18 vjeç, dhe për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Sarandë, kanë prishur qetësinë publike duke hedhur kapsolla piroteknike të zhurmshme", informoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?