Dy standardet e Berishës për drejtësinë, 3 vite më parë e sulmonte gjyqtaren që i dha vulën e PD, sot e quan guximtare

11 Qershor, 21:38| Përditesimi: 11 Qershor, 22:44

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha sot mori vulën e Partisë Demokratike, ndërsa po tregon hapur edhe dy standardet e tij për drejtësinë. Sot që drejtësia vendosi në favor të tij, Berisha i ‘harroi’ sulmet dhe alibia e tij për komplot të drejtësisë ndaj tij u rrëzua.

Në fjalimin poshtë ballkonit, Berisha nga arresti shtëpiak lavdëroi 3 gjyqtaret që morën vendimin për t’i dhënë vulën e PD-së, duke i cilësuar si gjyqtaret guximtare që ndërmorën një akt trimërie dhe thanë të vërtetën.

Por në fakt, një prej këtyre gjyqtareve që i dha vulën, Iliba Bezati, Berisha e sulmonte 3 vite më parë.

“Miqtë e mi! Sot gjyqtaret guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën. Xhorxh Oruell thotë se: “Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi, është një akt revolucionar”. Këtij vendimi, historia do t’i njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia.

Nuk kam dyshuar kurrë se kudo ka burra dhe gra, djem dhe vajza të ndershëm. Ka njerëz, të cilët jetojnë për nderin, dinjitetin e tyre. Por këto gjykatëse, me vendimin e tyre iu përmbajtën ligjit dhe vetëm ligjit.

Sali Berisha, bashkëpunëtorët e tij, nga shtatori i vitit 1991 gjer sot, kanë bazuar ligjin dhe vetëm ligji, Ndaj dhe dua të shpreh një mirënjohje të thellë ndaj tyre, por edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë, të cilët nuk pranuan, pavarësisht bindjeve që mund të kenë, të marrin peng pluralizmin politik.

Patriotë të vërtetë, injoruan çdo vendim dhe vendosën në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Sot u ‘përul’ para vendimit të saj, si e sulmonte Sali Berisha 3 vite më parë gjyqtaren që i dha vulën e PD! Sot e quan guximtare


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?