Dy turistë lituanezë bllokohen në Gjirin e Anglezit në Karaburun! I shpëton policia kufitare e Himarës 9 (VIDEO)

8 Qershor, 08:57| Përditesimi: 8 Qershor, 09:02

  • Share

Policia Kufitare Himarë iu vjen në ndihmë 2 turistëve lituanezë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë ka marrë njoftim për 2 turistë lituanezë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t'iu ardhur në ndihmë turistëve.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, informoi sot policia e Vlorës.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?