Dy viktima nga COVID-19 në spitalin e Shkodrës, ndërron jetë efektivi i policisë bashkiake dhe një infermier

19 Nëntor 2020, 21:01| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 23:02

  • Share

Rauf Guri

COVID-19 i ka marrë jetën dy personave në spitalin e Shkodrës, një efektivi të policisë bashkiake Shkodër dhe një infermieri. Humb jetën shtetasi Rauf Guri, efektiv i policisë bashkiake, i cili edhe pse ka qenë duke marrë trajtimin për COVID-19, sëmundja ka përparuar duke rënduar gjendjen shëndetësore. Sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese kanë bërë që efektivi i policisë të mos e përballojë dot virusin duke i marrë jetën.

Personi i dytë që ka ndërruar jetë nga COVID-19 ishte një infermier, i cili ka qenë i shtruar në repartin e reanimacionit në Shkodër. Fran Keshtenja ishte infermier në zonën e Malësisë së Madhe.

Fran Keshtenja


Lajmi kryesor:

Rekord infektimesh 786 raste të reja, 11 viktima sot me COVID! Pozitiv prefekti i Gjirokastrës, ndërron jetën efektivi i policisë bashkiake Shkodër dhe ish-kampioni i ringut Ramiz Reka


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?