Një shifër rekord të të infektuarish është shënuar në 24 orët e fundit me COVID 19, ku janë kryer 2592 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë. Gjithashtu kanë humbur jetën 11 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në bashkitë: 379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier, 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë, 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë, 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet, 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë, 2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.
Gjithashtu COVID i ka marrë jetën ish-kampioni i ringut, Ramiz Rekës dhe shoferit të Urgjencës së Spitalit të Kavajës. Virusi 'futet' edhe në Spitalin e Përmetit ku preken 7 infermierë dhe në Kadastrën e Tiranës duke infektuar disa punonjës.
Shifrat me të infektuar janë gjithmonë në rritje dhe për këtë apelet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë edhe më të shpeshta për të respektuar masat anti-covid. Gjithashtu edhe monitorimi i policisë në teren për zbatimin e tyre po reflektohet çdo ditë me më shumë gjoba për të pabindurit.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të zbatojnë vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim me lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura.
COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 786
Të shëruar ne 24 orë 349
Të shtruar në spitale 424
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,592
Testime totale 165,617
Raste pozitive 30,623
Raste të shëruara 14,565
Raste Aktive 15,401
Humbje jete 657
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7671
Fier 1178
Durrës 1176
Korçë 903
Shkodër 841
Elbasan 761
Vlorë 717
Lezhë 671
Berat 519
Gjirokastër 463
Kukës 353
Dibër 148
Ndarja nga jeta i efektivit të policisë bashkiake Shkodër për shkak të COVID-19, ka sjellë reagimin e Voltana Ademit, e cila shpreh dhimbjen për këtë humbje jo vetëm për familjarët por edhe për Policinë Bashkiake. Ademi shkruan se Rauf Guri arrit ishte punonjës model që fitoi çdo betejë në radhët e Policisë Bashkiake, por nuk mund të mposhtë dot COVID-19.
"Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri. Fitove çdo betejë në radhët Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19. Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve", shkruan Ademi.
Rauf Guri
COVID-19 i ka marrë jetën dy personave në spitalin e Shkodrës, një efektivi të policisë bashkiake Shkodër dhe një infermieri. Humb jetën shtetasi Rauf Guri, efektiv i policisë bashkiake, i cili edhe pse ka qenë duke marrë trajtimin për COVID-19, sëmundja ka përparuar duke rënduar gjendjen shëndetësore. Sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese kanë bërë që efektivi i policisë të mos e përballojë dot virusin duke i marrë jetën.
Personi i dytë që ka ndërruar jetë nga COVID-19 ishte një infermier, i cili ka qenë i shtruar në repartin e reanimacionit në Shkodër. Fran Keshtenja ishte infermier në zonën e Malësisë së Madhe.
Fran Keshtenja
Prefekti i Gjirokastrës Odise Kote ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv.
Ndërron jetë në pavijonin e infektivit një 67 vjeçar. Ai ishte vendosur ditën e djeshme në këtë pavijon, pasi kishte shfaqur simptoma të COVID-it.
I ndjeri rezulton të ketë qenë me diabet dhe disa sëmundje të tjera shoqëruese çka ka rënduar gjendjen e tij.
Ditën e sotme i ishte kryer dhe tamponi, por përgjigja ende nuk ka dalë.
TIRANË- Është ndarë nga jeta në Ramiz Reka, ish-kampion i boksit, profesor, takticien i boksit dhe autor i disa librave për këtë sport, 82-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin 'Shefqet Ndroqi' pasi ishte infektuar me COVID-19.
Ramiz Reka një nga emrat më të njohur të boksit shqiptar prej një jave kishte kaluar në koma diabetike, gjendje të cilën e rëndoi dhe infektimi me COVID-19, duke bërë që luftëtari i ringut, mos ta fitonte këtë betejë me një kundërshtar që u tregua i pabesë.
Ramiz Reka e ka nisur karrierën e tij sportive në qytetin e tij të lindjes në Durrës dhe më pas e vazhdoi në Klubin e Partizanit, ku u shpall tre herë kampion i Shqipërisë në vitet 1961, 1962 dhe 1963. Profesor Reka ka dhënë kontribut të madh si trajner, gjyqtar dhe pedagog, si dhe është vlerësuar me disa çmime.
Një tjetër viktimë është shënuar mëngjesin e sotëm nga COVID.
Ka ndërruar jetë Fon Sinella, 62 vjeç, shoferi i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.
Ai ka qenë i intubuar prej 3 ditësh në spitalin "Shefqet Ndroqi" dhe nuk ka mundur që ta fitojë këtë betejë.
Lajmin e trishtë e ka lajmëruar në rrjete sociale edhe kardiologu i njohur Drin Bardhi.
"Lamtumire Fon Sinella, të qoftë dheu i lehtë. Allahu na bashkoftë në xhenet", tha ai.
Sinella ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.
Shoferi Fon Sinella ( Djathtas )
Valës së COVID në vendin tonë nuk i ka shpëtuar as Kadastra, në të cilën kanë rezultuar pozitiv disa punonjës.
Kadastra Shqiptare nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se është vendosur mbyllja me afat të përkohshëm për Drejtorinë Rajonale Tiranë-Veri, pasi ajo nuk i ka shpëtuar valës së infektimeve.
Drejtoria Rajonale Tirana-Veri është mbyllur me afat të përkohshëm pasi kanë rezultuar të infektuar disa punonjës.
Ndërkaq është vendosur që punonjësit të cilët nuk janë të infektuar të qëndrojnë me grafikë në punë, duke respekuar masat e vendosura anticovid, gjithashtu edhe duke përdorur me sa të jetë e mundur edhe punën nga shtëpia si edhe turnet e alternuara.
Prej situatës së rënduar të infektimeve, edhe në disa nga drejtoritë vendore, do të punohet me kapacitet të kufizuar në 50 % të stafit. Bëhet fjalë për Drejtoritë Vendore Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Tirana Jug, Kamëz-Vorë, Vlorë.
Njoftim i Kadastrës:
Valës së infektimeve nga COVID-19, nuk i ka shpëtuar dot as Kadastra.
Të vënë para kësaj situate, Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës, ju drejtua sipas procedurave Drejtorisë Rajonale të Kujdesit Shëndetësor. Ekipet mjekësore pasi inspektuan zyrat e Drejtorisë Rajonale Tiranë, lanë rekomandimet e tyre përsa i përket gjendjes së infektimeve, situatës së ambjenteve të punës, distancave fizike midis punonjësve, etj.
Gjithashtu u vendos mbyllja me afat të përkohshëm e Drejtorisë Rajonale Tirana-Veri.
Nga ana jonë, duke patur parasysh rëndësinë e punës sonë, si zyra shërbimesh të pa zëvendësueshme për qytetarët dhe institucionet, vendosëm që punonjësit të cilët nuk janë të infektuar të qëndrojnë me grafikë në punë, duke respekuar masat e vendosura anticovid, gjithashtu edhe duke përdorur me sa të jetë e mundur edhe punën nga shtëpia si edhe turnet e alternuara.
Ndërkohë, për shkak të situatës së rënduar të infektimeve, edhe në disa nga drejtoritë tona vendore, po punohet me kapacitet të kufizuar në 50 % të stafit (Drejtoritë Vendore Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Tirana Jug, Kamëz-Vorë, Vlorë).
Në këtë situatë, është e kuptueshme që mund të ketë ulje të ritmit të punës dhe shkelje të afateve në shërbime, natyrisht pa prekur cilësinë e shërbimit të kërkuar.
Gjithashtu ftojmë qytetarët që, sipas nevojave të tyre, të përpiqen të shmangin ato aplikime që nuk i kanë të domosdoshme për momentin, kjo me qëllim që të përpiqemi bashkarisht të mos shkaktojmë mbingarkesë të sistemit.
Për sa më sipër, në situatën jo të favorshme që po kalojmë të gjithë, kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe jemi të bindur që do ta kemi atë.
Duke ju uruar shërim të shpejtë jo vetëm punonjësve tanë, por edhe çdo shqiptari që në këto ditë po vuan, shpesojmë që sa më shpejt të kthehemi në ritmin e plotë të punës!
Faleminderit!
Disa infermiere të spitalit të Përmetit janë futur në karantinë, pasi janë infektuar me COVID.
Burime për Report tv nga ky spital konfirmojnë se janë gjithsej 7 infermiere të infektuara, prej të cilave 2 në laborator.
Në shërbim ndodhen pak infermierë për shkak se disa prej tyre janë prekur nga COVID dhe janë futur në karantinë.
Deri tani puna ne këtë spital është cunguar për shkak të stafit të reduktuar.
Ne nuk kemi asnje strategji. Vetem bertasim te mbyllen shkollat te mbyllen lokalet! E para te mbyllet transporti publik. E dyta te mbyllen te moshuarit ne shtepi, siper moshes 60 te mos dale asnje ne rruge. E treta te mbyllen ne shtepi te semuret kronike dhe ata me patologji kardiologjike dhe diabet. E katerta te mbyllen gjimnazet. E pesta, te kufizohen personat ne lokale - maksimumi 3 ne tavoline. E gjashta te mbyllen fasonerite. E shtata te mbyllen palestrat, pishinat. Gjithashtu personat qe nuk jane te punesuar te dalin me leje. Besoj me keto masa nuk do kemi nevoje te mbyllemi serish.
PërgjigjuShoferet e ambulancave njesoj si doktoret duhet te mbajne maska profesionale,,,qe te mos infektohen,,eshte e trishte qe po na humbin kaq shume jete njerezish te mire...
PërgjigjuMBANI MASKA O njerez,,dhe mbani distance 2 m nga njeri --tjetri dhe lani duart,,,mos u beni garipa me kete virus....
PërgjigjuUne them te merremi me çështjen e Lulit, ca i duhet mbretit populli...ore Luli ca po bon?
PërgjigjuPer mua situata eshte e rend....,populli duhet te ndergjegjesohet ,sepse ky VIRUS nuk te shikon ne fytyre se kush je,edhe masat nga qeverria duhet te jen me te ashpra:
Përgjigju