Ndarja nga jeta i efektivit të policisë bashkiake Shkodër për shkak të COVID-19, ka sjellë reagimin e Voltana Ademit, e cila shpreh dhimbjen për këtë humbje jo vetëm për familjarët por edhe për Policinë Bashkiake. Ademi shkruan se Rauf Guri arrit ishte punonjës model që fitoi çdo betejë në radhët e Policisë Bashkiake, por nuk mund të mposhtë dot COVID-19.
"Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri. Fitove çdo betejë në radhët Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19. Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve", shkruan Ademi.
Lajmi kryesor:
Rekord infektimesh 786 raste të reja, 11 viktima sot me COVID! Pozitiv prefekti i Gjirokastrës, ndërron jetën efektivi i policisë bashkiake Shkodër dhe ish-kampioni i ringut Ramiz Reka
//ReportTv.al