Kosova & Rajoni

Dy vite nga tragjedia e trenave në Greqi/ Protestuesit hedhin molotovë drejt kuvendit në Athinë

28 Shkurt, 12:36| Përditesimi: 28 Shkurt, 14:15

  • Share

Foto: Protestuesit hedhin molotovë në Athinë

Në të gjithë Greqinë sot janë mbajtur protesta në nder të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e 2 trenave ne Tempe.

Siç raportojnë edhe mediat greke persona të maskuar kanë hedhur bomba molotov në drejtim të Parlamentit.

Edhe në qytetin e Selanikut raportohet se disa prej protestuesve kanë hedhur molotov, gurë dhe shishe ndaj policëve. Oficerët iu përgjigjën duke gjuajtur gaz lotsjellës, shkruan Prothotema.gr.

Ndërkohë disa qytetarë të tjerë lëshuan në qiell dhjetëra balona të zeza në shenjë zie për viktimat e tragjedisë.

Mbi 300 tubime janë zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa janë planifikuar edhe në qytete jashtë vendit.


Lajmi kryesor:

Paralizohet Greqia, mbi 300 tubime në mbarë vendin në 2-vjetorin e tragjedisë së përplasjes së trenave! Molotovë drejt Kuvendit, qindra të arrestuar në Athinë e Selanik (VIDEO)


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?