Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale nga Dhërmiu.
Rama ndodhet në një restorant dhe në video bisedon me pronaren e restorantit si dhe me një çift nga Kosova.
Këta të fundit shprehen se jetojnë prej 38 vjetësh në Gjenevë të Zvicrës, megjithatë vijnë çdo vit në Shqipëri për pushime.
“Përshëndetje nga Panorama këtu në Dhërmiun magjik. Ja heroina e punës, ja dhe … hero nuk je ti, por po punon për t’u bërë. Ja dhe ky i vogli tani. Si jeni këtë vit?”, pyet Rama zonjën e restorantit.
“Shumë mirë, shumë më mirë, dyfishi i vjetshëm, edhe mos më shumë”, thotë ajo.
“Këtë e thonë të gjithë, po janë disa që nuk u mbushet mendja, apo ç’tu bëjmë atyre?”, e pyet Rama.
“Po ka dhe ashtu dhe kështu, ça të bëjmë “, thotë ajo me humor.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Rama: Mendje, mendje kjo dynja, mendja mendjes nuk i ngjan… Ja dhe Kosova që thonë që kanë ikur.
Turistët nga Kosova: Jemi këtu! Gjithmonë do të jemi këtu. Nga Prizreni, 38 vite në Gjenevë, gjithmonë në Shqipërinë tonë të dashur, tan nga Himara në Vlorë
Rama: Çdo gjë në rregull
Turistët nga Kosova: Çdo gjë në rregull, më shumë se në rregull.
Meqe ke punuar dyfishin dmth do paguash dyfishin e taksave ne krahasim me vjet. Apo shqiperi hesapi her me PD here Ps mjafton te kapesh cfare te kapesh
Përgjigju