Dyfishohen çmimet e apartamenteve në Vlorë, deri 1500€/m2! Breshani: Kërkesa nga shqiptarët e Kosovës, emigrantët dhe italianët

21 Mars 2022, 11:20| Përditesimi: 21 Mars 2022, 11:24

  • Share

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve në Vlorë, nuk i ka penguar emigrantët dhe të huajt të blejnë shtëpi banimi. Nëse deri para pak muajsh, kishte zero kërkesa, sot qyteti bregdetar e ka të pamundur ta të përballojë fluksin. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë Arben Breshani thotë se çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm dhe shkak është bërë kërkesa në rritje për blerje.

‘Ka një disakordancë midis kërkesës dhe ofertës që ne japim. Dhe zona që i themi ne transballkanike ka një rritje çmimi që ka arritur deri në 650 deri në 700 €. Në zonën e Transballkanike ka qenë 400 €- 500 € dhe tani ka vajtur 600-700 €. Në zonë e Lungomares ka qenë 800 €-900 € dhe tani ka arritur 1200-1500 €’.- u shpreh kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, Arben Breshani.

Çmimi i apartamenteve në Transballkanike
Ishte 400 €
Është 700 €

Çmimi i apartamenteve në Lungomare
Ishte 900 €
Është 1500 €

Kërkesat për shtëpi banimi dominohen nga emigrantët, kosovarët, por, së fundmi vihet re një tendencë rritjeje të qytetarëve italianë që preferojnë të jetojnë në Vlorë.

‘Janë dhe kosovarët e Zvicrës dhe Gjermanisë që dëshirojnë të kenë një shpi në bregdet. Por nuk mungojnë dhe italianët. Është rritur shumë interesi i italianëve për të blerë shtëpi në Vlorë sidomos është rritur kërkesa për qira’- tha Breshani.          

Për Breshanin, përveç rritjes së kërkesës për apartamentet, shkak tjetër për çmimet e larta janë investimet e shtuara në fushën e hotelerisë. Për të stabilizuar tregun, sipas tij duhet shtuar numri i lejeve të ndërtimit. Pavarësisht rritjes se çmimeve, qyteti bregdetar i Vlorës, vijon të jetë një ndër më të preferuarit për të jetuar atje. Por së fundmi, rritje kërkese dhe çmimesh, janë regjistruar edhe në Durrës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pupu: 23/03/2022 11:07

    Pupu,turp! Ore Turp! Ben Breshani. Imagjinoni Vlora ne dore te Breshanit. Ore po s'ju vjen turp me keta krimba merreni akoma. Pak djem ka Vlora!! Ca eshte ky njehere ca ka kontribuar. Vetem merr prona shit,e shtyti 30 vjet. Te q... sha Enverin. Enveri,dha kasta e tij,nuk i vodhen gje ketij populli. Keta krimbat e kane shqyer nga te katerta anet. I mallkojme kot,vajten nga 70 vjec,gjemb ne kemb iç. Pleqte tane u rroptuan,nje dite bardhe nuk pane..

    Përgjigju
  • Jani: 23/03/2022 01:54

    Shitini shtepite vetem per shqiptaret e shqiperise,,,mos ia JEPNI te huajve,,,,shqiperia e shqipetareve,,,jashte te huajt...

    Përgjigju
  • Bond: 21/03/2022 19:23

    Muhabet Piramide....Vlora bosh fare...keta thone jane rritur cmimet...

    Përgjigju
    • Vlonjat: 23/03/2022 12:08

      se kupton qe eshte reklam per te shitur.. ne vlore hyrje sa te dhjesesh, ky matufi bufi thot nuk gjen hyrje hahahahaha

  • Vlore: 21/03/2022 11:33

    Po normale se akoma si ka shitur Ben Breshani gjysmat e pallateve qe ka bere.pak te veshtire e kemi jeten ne qytet me keta krimba prej 20 vjetesh ju na i nxirrni dhe si lajm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?