TIRANË- Një vilë 2 katëshe në një prej zonave më luksoze dhe të lakmuara të Tiranës, “Rolling Hills”, në pronësi të noteres 35-vjeçare, Sanja Telhallari, është në mesin 18 pasurive me vlerë 3 milionë euro, të sekuestruara nga Prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se rrjedhin nga aktivitetet kriminale.
E vendosur mes vilave të tjera, kjo pronë bie në sy për luksin, e pajisur me pishinë dhe facilitete të tjera rreth e përqark.
Përveç saj, përmes operacionit “Nënshkrimi” u sekuestruan edhe 12 prona të tjera të paluajtshme, kryesisht apartamente dhe biznese në Tiranë, si dhe 5 llogari në banka të nivelit të dytë. Burimet i thanë Report Tv se vetëm para nëpër banka, noteres së luksit iu gjetën dhe sekuestruan të paktën 200 mijë euro, po ashtu të ardhura krimi.
Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Tiranës nisi hetim për Telhallarin pas një ngjarje të ndodhur në zonën e Astirit më 15 gusht 2023, në tentativën për vjedhjen e makinës së saj të luksit, “Mercedes Benz G Class”, teksa ajo ishte në një kafe. Nga aty nisën dyshimet që Telhallari nuk mund të justifikonte pasuritë marramendëse që kishte në pronësi.
"Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”. Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare", njoftoi Policia e Tiranës.
Nga hetimi në vijim rezultoi se gjatë 11 viteve të fundit, nga 2013-a deri në 2024-ën, Sanja Telhallari, ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e këtyre pasurive të paluajtshme, apartamente, dyqane, vende parkimi dhe vilën në kompleksin “Rolling Hills”.
Investimet e saj vijuan në makina të shtrenjta, të cilat nuk justifikoheshin nga të ardhurat ekonomike prej punës si noterë. Verifikimi çoi në mospërputhje të dukshme mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve të kryera për këto investime. Prokuroria dyshon se një pjesë e parave të përdorura për e pasurive të saj, sot të sekuestruara, janë të ardhura të paligjshme të ish-bashkëshortit, Klodian Porja, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 21 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.
"Nga verifikimet, u konstatua një mospërputhje e dukshme midis të ardhurave të ligjshme të deklaruara dhe shpenzimeve të kryera për këto investime. Dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi K.P., i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim", tha Prokuroria.
Autoritetet dyshojnë se në pronësi të Sanja Telhallarit janë edhe disa prona të tjera në jug të vendit, me kontratë pronësi dhe jo certifikatë në emër të saj, të cilat po verifikohen dhe në vijim mund të ketë vendim sekuestro. Prokuroria thotë se sekuestrimi i këtyre pasurive bëhet me qëllim ruajtjen e tyre hetimit dhe të parandalojë transferimin apo përdorimin e tyre për të fshehur origjinën e paligjshme.
Telhallari, e cila rezulton të ketë ndryshuar edhe emrin vite me parë, duke e bërë nga Sonja në Sanja, shpesh shihej në rrjet duke reklamuar gjërat e saj luksoze. Të gjitha pasuritë dyshohet se janë blerë me para të gjeneruara nga aktiviteti i paligjshëm i familjes Telhallari, përfshirë paratë me fajde, lojërat e fatit dhe transaksionet e dyshimta.
Së fundmi, më 29 prill të këtij viti, babai dhe vëllai i saj, Arjan dhe Lorenc Telhallari, u bënë pjesë e një sherri ku u përdorën armët pranë zyrës elektorale të PSD-së në “Ali Dem”, pas një konflikti për kontrollin e llotove. Për këtë ngjarje, gjykata liroi Lorenc Telhallarin, 24 vjeç, duke konsideruar se nuk kreu vepër penale, ndërsa i ati Arjani u la në “arrest shtëpie” për kanosje dhe armë pa leje.
Lajm në përditësim...
Noteres Sanja Telhallari në Tiranë iu sekuestruan 3 mln euro pasuri pas dyshimeve se janë të ardhura nga krimi. Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Tiranës prej disa kohësh kishte nisur hetimet për pasuritë e noteres Sanja Telhallari. Report Tv mësoi se hetimet nisën që pas ngjarjes ku në zonën e Astirit tentuan që ti vidhnin mjetin noteres. Hetuesit panë që mjeti luksoz i noteres "G Class" si dhe verifikuan pasuritë e tjera të saj, të cilat nuk justifikoheshin nga të ardhurat e saj.
Telhallari njihet për jetën luksoze. Përveç, tentativës për t’i vjedhur mjetin luksoz, noterja dyshohet se ka rënë pre edhe e grabitjes në korrik 2025. Sipas disa artikujve në mediat online, Telhallarit i është grabitur edhe vila në Rolling Hills me vlerë 1.5 milionë euro, e cila u sekuestrua sot.
Autorët e vjedhjes duket se kishin informacion të detajuar për atë që ndodhej brenda. Sipas artikujve në media i janë marrë mbi 500 mijë euro cash, ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro.
Komente

Noterët dhe avokatët e plepave kanë gjetur telat nëpër kadastra dhe shantazojnë klientët duke u kërkuar dhe 30%të pasurisë n.q.s nuk ka të paguaj.
PërgjigjuKjo dhe miniere Diamanti ta kishte ..nuk do i bente dot 3 milion euro 35 vjece.
PërgjigjuPër mendimin tim, duhen futur të gjitha pronat dhe pasuritë e të gjithë shqiptarëve në skaner. Nuk ka shans që të bëhesh me prona e pasuri marramendësi me të ardhura normale. Të përdoret droni në të gjithë Shqipërinë të fotografojë çdo gjë dhe të verifikohet kush i ka, si i ka përfituar etj..
PërgjigjuJe 1 , plotesisht dakord me ty.. Ne fund te denohen nga i pari te i fundit, Jo sekuestro 2 prona sa me thene dhe jetuan te lumtur! Se ne sna ka bo lopa qe si marrim kujt prona Sjane me trima kto, po ne kemi karakter se si prekim tjetrit Kur sna takon. Kto vidh e plackit e mashtron e vrit e kurvero Asnje gjemb ne kembe
O lali po vetem vila ne rrolling hills eshte 3 milion euro 2 kate plus pishna Vetem pompa pishines ben 50 mije euro A kujtoni se hajme bare ne dhe pse sjemi hajdute! Nje vile modeste ne rrolling hills 1 kat fillon me 1.5 milion euro pa pishine! Kurse kjo me g klas e klas S te 2025 dhe villa e shpia e parking garazhd Shtoje pak vleren a tkeqen se per kaq bjere se ja blej une Po marr kredi i le kolateral kto ma japin direkt...
Përgjigju