GREQI- 50-vjeçari shqiptar, i cili vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën, është lënë në arrest shtëpie. Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje.
Në dëshminë e tij të dhënë në gjyq, 50 vjeçari shqiptar tha se nuk kishte dashur të vriste kunatin e tij Erion Pelivani, 33 vjeç por ta bënte të rrëfente se kishte përdhunuar të bijën që në moshën 9 vjeçare. Ai sqaroi se në momentin kur kishte ndjerë se viktima mund ta çarmatoste, kishte qëlluar instiktivisht pa menduar më gjatë.
“Nuk kisha ndërmend të qëlloja askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, citohet të këtë thënë 50-vjeçari.
Të dy avokatët mbrojtës të të pandehurit, Alexis Kougias dhe Michael Vasilikos, u shfaqën të emocionuar në deklaratat e tyre për gazetarët.
" Ndihem mirë , ashtu si e gjithë shoqëria greke ndihet mirë," tha Alexis Kougias.
Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Volos, Greqi. Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte.50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.
Familjarët e 50 vjeçarit shpërthejnë në lot pas vendimit
Vajzat e babait shqiptar që vrau kunatin e tij Erion Pelivani në Greqi pasi abuzoi me vajzën e tij të vogël, kanë qenë të pranishme në sallën e gjyqit që po zvillohej për të. Të bijat shpërthyen në lot gëzimi pas vendimit të Gjykatës greke për ta lënë në arrest shtëpie 50-vjeçarin.
50 vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin e tij 33 vjeçar Erion Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e vogël që në moshën 9 vjeçare, është lënë në arrest shtëpie nga gjykata greke në Volvos.
Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje.
Të dy avokatët mbrojtës të të pandehurit, Alexis Kougias dhe Michael Vasilikos, që u vetëofruan për ta mbrojtur 50 vjeçarin shqiptar, u shfaqën të emocionuar në deklaratat e tyre për gazetarët.
" Ndihem mirë , ashtu si e gjithë shoqëria greke ndihet mirë," tha Alexis Kougias.
Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50 vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje. Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie.
O njerez e kuptoni cfare flisni?! E kuptoni cfare ka ndodhur?! I akuzuari eshte lene vetem ne /arrest shtepie/ sepse u vetedorezua ne polici dhe per arsyet e krimit,nuk doli me vendim gjyqi te formes se prere /i pafajshem/.Kalvari i tij me drejtesine sapo ka filluar.Se dyti,te gjithe themi mire ja beri se e meritonte!O.K,por ne vend qe terbimi t'i erresonte syte e te bente vetegjyqesi a nuk do te kishte qene me mire qe t'a kishte denoncuar me vajzen ne polici perdhunuesin?! Sot do te ishte njeri i lire,jo ne arrest shtepie.Se treti,kur shkon t'i marresh dikujt nje deklarate per /pranim krimi/,i armatosur,sigurisht qe i ke llogaritur te gjitha veprimet edhe kercenimin,por dhe vrasjen,nuk mund te justifikohesh me /nuk kisha ndermend te qelloja asnje,qellova instiktivisht pa menduar asgje/! Mund te jete vrasje e justifikuar,mund te jete krim qe justifikon vrasjen,por ne fund eshte bere vrasje,eshte bere krim nga babai i vajzes!
PërgjigjuBravo!
Hallall Drejtesia Greke. Te Shpallet dhe HERO MOS PREKNI FEMIJET
PërgjigjuI lumte pushka!
PërgjigjuO popull ktu arrestohet shoferi se do me kalu autostraden nje i marre ku shpejtesia eshte e lejuar 90 km. Shoferin e arrestojne ku te gjitha aktet e para e nxjerrin te pafajshem shpejtesi jo alkol jo lende te tjera jo , arrest thit gjyqtari kjo ehte komedi shqiptare.
PërgjigjuBravo te marin shembull skrapi shqiptar
PërgjigjuBravo drejtesia greke.Gjyqtari noten 10.Nuk e besoj se mund ta jepnin gjyqtaret injoranto katunar shqiptar kete vendim.
Përgjigjujo beni jo gjyqtaret tane me kurse plepash as qe do ta merrnin nje vendim te tille. normal do te pergjigjeshin cme duhet mua une kam vetingun perpara aty brenda te rri!
Respekt per vendimin e drejte te Gjykates greke.
Përgjigju