Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi që solli vrasjen e 33-vjeçarit Erion Pelivani shqiptar nga burri i motrës, pasi ky i fundit zbuloi se i kishte përdhunuar të bijën prej moshës 9-vjeçare.
Drejtuesja e emisionit Odeta Dume tregoi se përmes bisedave që ka pasur me të afërm dhe familjarë të të dyja familjeve nga Poliçani i Beratit, ata i kanë treguar sesi babai e ka mësuar që e bija ishte abuzuar seksualisht nga kunati i tij. Gjithçka nisi për shkak se ajo nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë. Pavarësisht se vajza kishte refuzuar disa herë që t'ja tregonte emrin e përdhunuesit të saj, babai nuk kishte hequr dorë derisa ka parë mesazhet në telefonin e saj. I shokuar nga gjithçka kishte mësuar ai ka organizuar vrasjen e kunatit.
“Jam vetë nga Poliçani dhe i njoh të dyja familjet. Përmes bisedave që kam zhvilluar të afërmit më kzanë treguar dhe sesi babai kishte mësuar që e bija ishte abuzuar seksualisht nga kunati. Autori ka telefonuar kunatin ka lënë një takim me të sepse kishte mësuar se ai ka abuzuar me të… Mësoi se e bija nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë duke i treguar se paratë ia merrte një person që i kishte nxirë jetën. Babai ka marrë vajzën ka shkuar te avokati. Vajza nuk e ka treguar emrin deri në ato momemente edhe pse i ati ka këmbëngulur. Pasi kanë shkuar te avokati atë ditë në mbrëmje vajza i ka treguar babait edhe mesazhet me kërcënimet që ai i bënte. Më pas babai ka marrë armën dhe ka organizuar vrasjen e kunatit të tij”, tregoi mes të tjerash Dume.
50-vjeçari shqiptar u vetëdorëzua në policinë greke pasi vrau me armë kunatin e tij. Burri zbuloi se vellai i gruas së dytë i kishte përdhunuar vajzën qëkur ishte 9 vjeçe, dhe e kërcënonte t’i publikonte video intime.
Për Report Tv, në një rrëfim ekskluziv, edhe babai në moshë i autorit thotë se për të, 33-vjeçari, që dikur e kishte parë me syrin e një djali të mirë, është një i pabesë që shkeli mbi miqësinë familjare.
‘Nuk e njihnim për të keq, e dinim njeri të mirë, por paska qenë maskara, të merresh me një fëmijë!’- tha ai.
Vajza sot 18 vjeç është marrë në mbrojtje nga autoritet e Volosit të Greqisë, dhe mësohet se vëllai i njerkës 33-vjeçar e shantazhonte në këmbim të parave.
Ka folur për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv kushëriri i 50 vjeçarit shqiptar që vrau kunatin Erion Pelivani në Greqi për shkak se i kishte përdhunuar vajzën nga martesa e parë që prej moshës 9 vjeçare. Ai thotë se çështjen ia kanë lënë në dorë autoriteteve dhe presin që kjo e fundit të zbardhë të gjitha provat.
Ndalur te deklaratat e bashkëshortes së autorit që është njëkohësisht dhe motra e viktimës, shprehet se e kuptojnë gjendjen në të cilën ajo ndodhet dhe nuk duan ta gjykojnë derisa gjërat të qartësohen.
Prononcimi i kushëririt të autorit për "Pa Gjurmë"
Pyetje: E ke mësuar ngjarjen nga media?
Kushëriri i autorit (babait që vrau kunatin): E mësova nga media dhe nga personat që kemi në Greqi. Na telefonuan.
Pyetje: Bashkëshortja e autorit ka thënë në gjykatë se burri i saj nuk është njeri i mirë dhe se nuk duhet ta bënte këtë krim. Ajo nuk e beson abuzimin… Çfarë mendoni për deklaratat e saj?
Kushëriri i autorit: Këtë nuk e dimë as unë as ti askush, por organet përkatëse atje. Kur të dalin provat mund të flasim më gjatë për këtë punë. Çfarëdo që të thotë gruaja e Fatmirit (autorit) është e ngarkuar dhe mund të thotë çfarë të dojë. Duhet të jemi më të qetë sepse Fatmiri ka një djalë me atë. Që ai djali të rritet i shëndetshëm ne nuk duhet ti hedhim benzinë zjarrit.
Pyetje: Babai i Fatmirit (autorit) tha se kemi frikë nga hasmëria?
Kushëriri i autorit: Babai i Fatmirit e ka thënë atë, por ne me prindërit e nuses së Fatmirit jemi rritur dhe kemi respekt për ata. Nuk duhet ta humbasim respektin për ata se i bie kemi humbur respektin dhe për nipin tonë. Duhet të rrimë në qetësi dhe jo të bëjnë deklarata të nxituara.
Pyetje: A e besoni ju abuzimin?
Kushëriri i autorit: Nëse është diçka e vërtetë ne e dënojmë… Duhet të presim organet kompetente të thonë fjalën e tyre.
Gazetarja: Vajza disponon në telefon foto dhe video me të gjitha mesazhet kërcënuese…
Kushëriri i autorit: Këtë po presim që të shohim
Ditën e sotme në Poliçan të Beratit u bë varrimi i Erion Pelivanit i cili u vra me armë gjahu nga kunati i tij, 50 vjeçar. Emisioni “Pa Gjurmë” moderuar nga gazetarja Odeta Dume në Report Tv ka ndjekur ceremoninë motrore të Pelivanit i cili dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e autorit nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare.
Në varrim, nuk ishte e pranishme, motra e tij, njëkohësisht edhe gruaja e autorit e cila në një deklaratë për mediat greke për krimin e ndodhur në Volvos, tha se nuk e besonte se vëllai i saj Erion Pelivani e kishte bërë një gjest të tillë.
“Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite, Vajza e tij vinte në shtëpi 2 herë në javë, nuk besoj se vëllai im i ka bërë diçka. Ai nuk ishte njeri i mirë, nxehej kollaj e njoh mirë. Doli për gjah dhe i la fëmijët e tij”- mësohet të ketë thënë gruaja e autorit të vrasjes.
Ndërsa gazetari i “Pa Gjurmë”, Kleo Bello raportoi nga Poliçani se asnjë prej shokëve të 33 vjeçarit Erion Pelivanit nuk kishte qenë në varrim, duke u shprehur jashtë kamerave se ndiheshin të turpëruar për veprimet e turpshme që ka bërë shoku i tyre.