Ka folur për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv kushëriri i 50 vjeçarit shqiptar që vrau kunatin Erion Pelivani në Greqi për shkak se i kishte përdhunuar vajzën nga martesa e parë që prej moshës 9 vjeçare. Ai thotë se çështjen ia kanë lënë në dorë autoriteteve dhe presin që kjo e fundit të zbardhë të gjitha provat.
Ndalur te deklaratat e bashkëshortes së autorit që është njëkohësisht dhe motra e viktimës, shprehet se e kuptojnë gjendjen në të cilën ajo ndodhet dhe nuk duan ta gjykojnë derisa gjërat të qartësohen.
Prononcimi i kushëririt të autorit për "Pa Gjurmë"
Pyetje: E ke mësuar ngjarjen nga media?
Kushëriri i autorit (babait që vrau kunatin): E mësova nga media dhe nga personat që kemi në Greqi. Na telefonuan.
Pyetje: Bashkëshortja e autorit ka thënë në gjykatë se burri i saj nuk është njeri i mirë dhe se nuk duhet ta bënte këtë krim. Ajo nuk e beson abuzimin… Çfarë mendoni për deklaratat e saj?
Kushëriri i autorit: Këtë nuk e dimë as unë as ti askush, por organet përkatëse atje. Kur të dalin provat mund të flasim më gjatë për këtë punë. Çfarëdo që të thotë gruaja e Fatmirit (autorit) është e ngarkuar dhe mund të thotë çfarë të dojë. Duhet të jemi më të qetë sepse Fatmiri ka një djalë me atë. Që ai djali të rritet i shëndetshëm ne nuk duhet ti hedhim benzinë zjarrit.
Pyetje: Babai i Fatmirit (autorit) tha se kemi frikë nga hasmëria?
Kushëriri i autorit: Babai i Fatmirit e ka thënë atë, por ne me prindërit e nuses së Fatmirit jemi rritur dhe kemi respekt për ata. Nuk duhet ta humbasim respektin për ata se i bie kemi humbur respektin dhe për nipin tonë. Duhet të rrimë në qetësi dhe jo të bëjnë deklarata të nxituara.
Pyetje: A e besoni ju abuzimin?
Kushëriri i autorit: Nëse është diçka e vërtetë ne e dënojmë… Duhet të presim organet kompetente të thonë fjalën e tyre.
Gazetarja: Vajza disponon në telefon foto dhe video me të gjitha mesazhet kërcënuese…
Kushëriri i autorit: Këtë po presim që të shohim
Lajmi kryesor:
‘Pa Gjurmë’/ Si e mori vesh babai shqiptar që kunati i përdhunoi të bijën që kur ishte 9 vjeçe: Pa mesazhet në telefon, më pas organizoi vrasjen
B.K//ReportTv.al