Foto ilustruese

Kronikë

Dyshohet se ka pirë mbidozë ilaçesh, 2-vjeçari dërgohet me helikopter nga Saranda drejt Tiranës

22 Qershor 2024, 16:15| Përditesimi: 22 Qershor 2024, 18:00

  • Share

Mesditën e së shtunës (22 qershor) në urgjencë “Stefan Mekshi” në Sarandë është paraqitur në gjendje të rëndë një fëmijë 2 vjeç.

Fëmija dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe për shkak të gjendjes problematike për jëtën është dërguar me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Sipas burimeve për Report Tv brenda spitalit, i mituri është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe ndodhet në urgjencën e pediatrisë nën monitorimin e mjekëve.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet.


 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?