Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim tme Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane, ka zhvilluar gjatë gjithë ditës së sotme një operacion të gjerë kërkimi për një pasagjer të raportuar si i zhdukur prej 2 ditësh nga trageti ndërkombëtar “AKKA”, me të cilin po udhëtonte nga Korfuzi drejt Italisë.
Raportohet se është kërkuar me intensitet në Kepin e Stillos, Ksamil, Karaburun e Grykderdhjen e Semanit, dhe se në operacion janë angazhuar 22 efektivë dhe 8 mjete ajrore e detare.
“Operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det.
Kërkimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve detare”,- njofton policia.
Komente
