Dyshohet se mori mijëra euro për të vrarë Liridona Ademajn, të burgosurit tentojnë të sulmojnë Granit Plavën

10 Dhjetor 2023, 14:57| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 15:02

  • Share

1702216909_granitplava.PNG

Granit Plava, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Liridona Ademajt, ka qenë në qendër të një tentative sulmi nga të burgosurit e tjerë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Sipas Nacionales, mësohet se gardianët e burgut kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lënë që të kishte kontakt fizik mes të burgosurve.

“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit me sulmu, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është i ndishëm, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tenim ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, ka thënë drejtori Dibrani për Nacionalen.

Sa i takon lajmeve se Plavës i është gjetur edhe një litar brenda dhomës, Dibrani e ka mohuar. Ai ka thënë se i paraburgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen në dhomë, por që nuk ka pasur elemente se ai ka dashur ta lëndojë veten.

“Jo. Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, deklaroi më tutje Ismajl Dibrani për Nacionalen.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës e ka mohuar gjithashtu se Granit Plava ka pasur mundësi të ketë kontakt me Naim Murselin e Kushtrim Kokallën.

“Në asnjë rrethanë, ka pasur informacione se kanë qenë në një dhomë. Të gjitha mediat e dinë që në Burgun e Sigurisë së Lartë, të gjitha dhomat janë 1-she, dhe nuk ka asnjë kontakt mes personave”, tha ai.

Si rezultat, tre të dyshuarit për rastin e Liridona Ademajt janë shpërndarë në burgje të ndryshme

“Për shkaqe sigurie dhe për shkaqe se rasti është i ndishëm kemi vendosur që këta persona t’i shpërndajmë në institucione të ndryshme”, përfundoi Ismajl Dibrani.

Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla, u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Liridonës, dy djemtë merren në kujdestari nga Suedia! Të burgosurit rrahin autorin, Plavën e shpëtojnë policët! Babai i Naim Murselit: Takova djalin në burg, e mohoi vrasjen


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?