Vrasja e Liridonës, dy djemtë merren në kujdestari nga Suedia! Të burgosurit rrahin autorin, Plavën e shpëtojnë policët! Babai i Naim Murselit: Takova djalin në burg, e mohoi vrasjen

10 Dhjetor 2023, 09:12| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 22:13

  • Share

Njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit, është sulmuar në paraburgim. Granit Plava është rrahur në Burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa drejtori i institucionit Ismail Dibrani tha se të burgosurit kanë tentuar ta sulmojnë të dyshuarin por stafi reagoi menjëherë duke parandaluar pasojat. Zyrtari i burgjeve konfirmoi se i dyshuari Granit Plava ka tentuar të kryente vetëvrasje në burg më herët. Dibrani tha për mediat e Kosovës se në momentin “kur është konstatuar se i burgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen, stafi ka reaguar menjëherë”. 

Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur opinionin publik ndërkohë që dy djemtë e Liridona Ademaj janë marrë nën kujdestari nga shteti Suedez. Mediat e Kosovës në citim të burimeve të tyre raportojnë se fëmijët kanë udhëtuar drejt Suedisë të shtunën. Nëna e tyre u vra në një ngjarje të inskenuar si grabitje në Prishtinë, pas së cilës dyshohet se ishte babai i tyre Naim Murseli, si njeriu që pagoi 30 mijë euro për të eliminuar Liridona Ademaj Murseli. Deri më tani për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, Naim Murseli, i dyshuar si porositës, autori i ngjarjes që do të do merrte 30 mijë euro Granit Plava, Kushtrim Kokalla që dyshohet se mundësoi marrëveshjen për të vrasjen e rëndë.

Të shtunën u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës. Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim Murselit, Plavës dhe Kokallës, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston edhe dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale. Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëpunim, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Shaban Murseli, bababi i Naim Murselit, ka konfirmuar për mediat në Kosovë, se është takuar me të birin në Burg ditën e premte. Sipas tij, gjatë bisedës, Naimi i ka konfirmuar se nuk ka qenë në dijeni për vrasjen e Liridonës dhe as nuk ka paguar Granit Plavën, tashmë i arrestuar për krimin. “Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli për një emission. Familja e Naim Murselit është marrë në mbrojtje nga policia e Kosovës pas denoncimit se janë kërcënuar me gjakmarrje nga të afërmit e 30-vjeçares. Të dyja familjet jetojnë në Gjakovë dhe jo shumë larg njëra-tjetrës.

Ora 19:08
Milaim Zeka publikon mesazhet: Naim Murseli i kërkon para një të huaji, thotë se Pacolli i ka dhënë 30 mijë euro

1702231825_uuuuu.PNG

Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka është shprehur babai i Naim Murselit, ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Murselit, duke tentuar të nxjerrë djalin e tij të pafajshëm, pavarësisht se mediat kosovare raportojnë se ky i fundit ka pranuar fajin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zeka ka publikuar disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të bashkëshortit të 30-vjeçares së vrarë, Naim Murselit.

Në mesazhet e publikuara nga gazetari kosovar, Naim Murseli duket se i kërkon para borxh një të huaji dhe ndër të tjera, shprehet se ish-presidenti Behgjet Pacolli i ka dhënë hua 30 mijë euro.

“Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij

Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter.

Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme.

Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta.

E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin.

Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit.

Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen.

Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde….”,- shkruan Zeka.

Ora 15:01
Detaje të reja nga vrasja e Liridona Murselit! Tre të dyshuarit për vrasjen e saj shpërndahen në burgje të ndryshme

1702216863_liri.jpg

Kushtrim Kokalla

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt janë shpërndarë nëpër burgje të ndryshme.

Kjo për shkaqe të sigurisë, ka konfirmuar për Nacionalen drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani.

Dibrani e ka mohuar se tre Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava, të kenë pasur mundësi të komunikojnë mes vete.

“Në asnjë rrethanë, ka pasur informacione se kanë qenë në një dhomë. Të gjitha mediat e dinë që në Burgun e Sigurisë së Lartë, të gjitha dhomat janë 1-she, dhe nuk ka asnjë kontakt mes personave”, tha ai.

Si rezultat, tre të dyshuarit për rastin e Liridona Ademajt janë shpërndarë në burgje të ndryshme

“Për shkaqe sigurie dhe për shkaqe se rasti është i ndishëm kemi vendosur që këta persona t’i shpërndajmë në institucione të ndryshme”, përfundoi Ismajl Dibrani.

Ora 14:57
Dyshohet se mori mijëra euro për të vrarë Liridona Ademajn, të burgosurit tentojnë të sulmojnë Granit Plavën

1702216909_granitplava.PNG

Granit Plava, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Liridona Ademajt, ka qenë në qendër të një tentative sulmi nga të burgosurit e tjerë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Sipas Nacionales, mësohet se gardianët e burgut kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lënë që të kishte kontakt fizik mes të burgosurve.

“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit me sulmu, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është i ndishëm, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tenim ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, ka thënë drejtori Dibrani për Nacionalen.

Sa i takon lajmeve se Plavës i është gjetur edhe një litar brenda dhomës, Dibrani e ka mohuar. Ai ka thënë se i paraburgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen në dhomë, por që nuk ka pasur elemente se ai ka dashur ta lëndojë veten.

“Jo. Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, deklaroi më tutje Ismajl Dibrani për Nacionalen.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës e ka mohuar gjithashtu se Granit Plava ka pasur mundësi të ketë kontakt me Naim Murselin e Kushtrim Kokallën.

“Në asnjë rrethanë, ka pasur informacione se kanë qenë në një dhomë. Të gjitha mediat e dinë që në Burgun e Sigurisë së Lartë, të gjitha dhomat janë 1-she, dhe nuk ka asnjë kontakt mes personave”, tha ai.

Si rezultat, tre të dyshuarit për rastin e Liridona Ademajt janë shpërndarë në burgje të ndryshme

“Për shkaqe sigurie dhe për shkaqe se rasti është i ndishëm kemi vendosur që këta persona t’i shpërndajmë në institucione të ndryshme”, përfundoi Ismajl Dibrani.

Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla, u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Ora 11:24
Babai i Naim Murselit tregon se është takuar me djalin e tij në burg, zbulon se çfarë i tha për vrasjen e Liridonës

1702203854_kon.jpg

Liridona Murseli, Naim Murseli dhe Shaban Murseli

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte. Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë.

“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli për emisionin “Kojshia Show”.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë u konfirmua se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa, një ditë më parë  është arrestuar edhe personi i katërt lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • :;,"*: 10/12/2023 15:07

    Vetem nje gja nuk munen me kuptu kta qe vrasin njerz qe per mu jan shum te trash ose budallej.NE venet me popullsi te vogel si KOSOVA apo SHQIPNIA zbulohesh per 24 ore ose max per nje jave dhe perfunimi i filmit autori des ne burg.

    Përgjigju
  • Alb: 10/12/2023 13:44

    O ilire shqipnija ka popullin e vete jetim tash 34 vite dhe shteti shqiptare nuk i bjen nerme a jan gja a dek. Kurese seudija i mori femite e vete dhe nuk i la rrugash mu tall bota me to, si ne shqiptare si po talleb me ne.

    Përgjigju
  • Agron: 10/12/2023 12:53

    Cfar familje e poshter kjo e kesaj viktimes fatkeqe,si fillim e martojne me interes se burri kishte leke,tani i cojne femijet per biresim ne suedi dhe nuk kujdesen vete si familje,dhe nje zot e di se ne cfare lloj familje do bien femijet.

    Përgjigju
    • Linda: 11/12/2023 00:56

      Oh Zot sa keq si i ka lejuar Fam e te dy palve me ja dorzu femit Suedise ??? Oh sa pa shpirt ata kushedi kujt ja kapin per birsimm???????????????????????????????????????????? oh zot me mire 1 jer buk ne dite ppor te gam nenes dhe babes.Sa njerez pa shpirt dhe te trash daja teze xhaja gjysher po ta donit Lirifon kaq ja ridnit ffmit ce duhan suegin ata kur jan pa gamilhe oh zoti ju vrafg te gjitheve te poshter t e pa shpirt

    • Bepi: 10/12/2023 17:50

      Ishalla te takon edhe ty e na difto si ja bane Presim pergjigje

    • Artan: 10/12/2023 14:19

      Agron injorant kur femija ka nenshtetesi te huaj dhe nje prind i ka vdek tjetri ne burg i mer automatikisht esht ligj i tyre ,nqs gjyshi i tyre njeri prej gjysherve ka nenshtetesi suedeze hap nje proces gjyqesor qe te mbaj femijet keshtu qe meso mos fol para kohe se behesh injorant

  • gimi: 10/12/2023 12:30

    burre i poshter,,a vritet gruaja kot...

    Përgjigju
    • @gimi: 10/12/2023 17:34

      Pse o bos, a duhet te vritet plot sipas teje????

  • Alb: 10/12/2023 10:46

    Nermal ashte shtet seudija. Jo si shqipnija

    Përgjigju
    • Or tej: 10/12/2023 15:48

      O kosovare kjo or teeeejjjjj

    • Ilir: 10/12/2023 12:26

      Shqiperia c'hyn ketu o trim?! Apo te paguajne per tè share Shqiperine "badihava"?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?