Në foto: I dyshuari për përdhunim Leonardo Preza dhe pamjet e kamerave të sigurisë ku shfaqen të dy

Kronikë

Dyshohet se përdhunoi 18-vjeçaren italiane në Durrës, arrest në burg për Leonardo Prezën! Report Tv siguron foton e 26-vjeçarit

9 Shtator, 14:05| Përditesimi: 9 Shtator, 16:49

  • Share

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj 26-vjeçarit Leonardo Preza, i akuzuar si i dyshuar për përdhunimin e turistes 18-vjeçare italiane në qytetin bregdetar në orët e hershme të mëngjesit të së premtes (5 shtator).

Report Tv ka siguruar edhe foton e 26-vjeçarit Preza, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura.

Togat e zeza të Durrësit e kanë konsideruar të ligjshëm arrestimin e Leonardo Prezës.

Sipas dëshmisë së 18-vjeçares italiane, por dhe nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, ngjarja ndodhi në shezlongët e një hoteli në Durrës rreth orës 05:30 të mëngjesit të 5 shtatorit.

18-vjeçarja tha se kundërshtoi dhe refuzoi, por Leonardo Preza abuzoi seksualisht me të përmes forcës, duke i shkaktuar edhe dëmtime fizike.

Nga ana tjetër, vetë 26-vjeçari Preza pati thënë në dëshmi se e ka kryer aktin, por me dëshirën edhe të vetë vajzës.

Ndërkohë, Report Tv publikoi të shtunën që sapo lamë pas, pamjet e kamerave të sigurisë ku duken 18-vjeçarja italiane dhe 26-vjeçari Leonardo Preza, të ulur në stola te shëtitorja. Të dy bisedojnë fillimisht pa asnjë problem.

Në një moment, 26-vjeçari ngrihet nga aty dhe largohet, por rikthehet dhe komunikon sërish me 18-vjeçaren italiane. Më pas të dy largohen nga aty ku ishin ulur duke shkuar drejt bregut të detit, te shezlongët.

VENDIMI I GJYKATËS SË DURRËSIT PËR MASËN E SIGURISË:

VENDIM

 (i përmbledhur)

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e përbërë në trup gjykues prej:

GJYQTAR :  S. MARA

… me pjesëmarrjen e sekretares gjyqësore Znj. S.Beka, në Durrës, sot më datë 09.09.2025, mori në shqyrtimin, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale me nr. (598) regjistri themeltar, që iu përket palëve:

Kërkues:                                Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës; Përfaqësuar në gjykim nga prokurorja e çështjes Znj. Xh.Hako.

Person nën Hetim:               L.P., atësia: B., amësia: F., i datëlindjes .1999, lindur në K., S., D. dhe banues në Durrës, në adresën: Lagjja nr., Sektori “”, Durrës; pa arsim, me gjendje civile i martuar, me gjendje gjyqësore i dënuar, dhe me shtetësi shqiptare; Përfaqësuar në gjykim, nga mbrojtësja e caktuar kryesisht nga organi procedues, Avokate L Tanko, anëtare e Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës.

Akuza:                                   Kryerja e veprave penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, të parashikuar nga neni 102, prg.1, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Objekti:                                 Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim L P. / Caktimin ndaj personit nën hetim, L.P, të masës së sigurimit personal “arrest në burg” të parashikuar në nenin 238 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Baza Ligjore:                        Neni 228-230, 238, 244, 251, 252, 258, dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, në përfundim gjykimit të zhvilluar në prani të Prokurorit, të personit të arrestuar si dhe të mbrojtësit të tij ligjor, pasi shqyrtoi në tërësi rrethanat e çështjes, çmoi dhe vlerësoi provat e marra në seancë gjyqësore, në bazë dhe për zbatim të nenit 112 dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale:

VENDOSI

1.  Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim L. P.., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, të parashikuar nga neni 102, prg.1, i Kodit Penal.

2.  Caktimin ndaj personit nën hetim L. P., të masës së sigurimit personal “arrest në burg” të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.   

3.  Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore.

4.  Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

U shpall në Durrës, sot më datë 09.09.2025.

SEKRETARE                                                                                                         GJYQTAR

S.BEKA                                                                                                            S. MARA

 

 

 

 

 

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?