Atletja Luiza Gega

‘E 5-ta në botë’, Luiza Gega flet për arritjen historike në Amerikë: Jam kaq e lumtur!

21 Korrik 2022, 11:30| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 11:32

  • Share

Luiza Gega arriti sot një rezultat historik për atletikën shqiptare në Botërorin e Amerikës, një detaj që e ka emocinuar shumë sportisten. Në rrjetet sociale 33-vjeçarja ka shprehur edhe emocionet duke qenë se vendosi edhe rekord kombëtar.

“E 5-ta në botë, rekord i ri kombëtar me kohën 9 minuta, 10 sekonda dhe 04 të qintat. Kjo foto thotë çdo gjë, jam kaq e lumtur,”-shkruan shkurtimisht atletja e cila më pas bën edhe një sërë falenderimesh për personat që e kanë ndihmuar në këtë arritje, përfshirë edhe trajnerin Selman Stërmasi.


Lajmi kryesor:

Luiza Gega ‘fluturon’ në SHBA dhe vendos rekord kombëtar në 3000 m me pengesa, renditet e 5-ta në Botëror


Ne.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?