Spiropali: Sali Berisha, i katandisur si snajperist me qira! Shkodra, kockë që i ka mbetur në fyt! Ndryshimet në qeveri, normale

11 Shtator 2023, 19:26| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 01:04

  • Share

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht deputete e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Lorenc Vangjelin dhe Denis Mingën ka komentuar akuzat e Sali Berishës i cili në oborrin e Kuvendit tha se ministrja nuk u bë dot Ministre e Jashtme, siç sipas tij ajo dëshironte, sepse për të ka video që tregon se është takuar me bandën e Bajrave në Shkodër. Deklaratat e Berishës, Spiropali thotë se vijnë si pasojë e humbjes disfatë në Shkodër në zgjedhjet e 14 majit, që ende nuk e ka kapërcyer. Sipas ministres, Berisha është “katandisur në një snajperist me qira”.

“Shkodra është një kockë që i ka mbet në fyt, skemi ç'ti bëjmë. Aty do mbetet ajo kockë. Nuk ka alibi të tij nuk ka ngushëllim që ai mund t'i bëjë vetes për rezultatin zgjedhor nga qendra e Shkodrës, në Dukagjin e në periferinë më të largët. S'ka njeri që blen kaq shumë vota. Është thjesht i dëshpëruar për atë humbje. Por për atë, s’kemi çfarë t'i bëjmë. Mua aty më ka. Nuk është qëllimi im të merrem me individin Sali Berisha, madje hera herës edhe më vjen keq për të si njeri si një burrë në moshë si një ish kryeministër e president që e shoh të katandisur si një sjaperist me qira. Por nga kryeministër snajperist në kat të dytë është kthyer në një snajper me qira me difekt. Se cilat interesa mbron aty, se kush i hedh ndonjë kockë... Për shkak të frikës dhe interesve që përfaqëson për shkak të interesave politike dhe të familjes së tij dhe shumë halle që ka edhe përdoret. Sepse njeriu i shkretë në hall e telash i kthen sytë nga të gjejë mbështetje”, tha ajo.

Pasi parlamenti ka votëbesuar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama, kundërshtimet e opozitës, në pamundësi për të marrë fjalën brenda seancës plenare, u transferuan për mediat në ambientet e jashtme të parlamentit. Duke mos gjetur kritikë për ministrin e ri të Jashtëm, Berisha tha se në këtë post ishte parashikuar një tjetër emër, ai i Spiropalit. Ministrja sot në emisionin "Kontrast" teksa i quajti shpifje deklaratat e Berishës, u shpreh se për të është nder të jetë pjesë e qeverisë në çdo pozicion që i ofrohet.

"Unë s’kam në mendje një dikaster apo një tjetër. Për mua është nder të jem pjesë e qeverisë shqiptare dhe do jem në çdo pozicion që do më ofrohet. Bëj detyrën siç e kam bërë me devocion të lartë. Pritshmëritë e publikut apo brenda PS janë shumë delikate dhe gjykimi që bëhet nga kryeministri besoj i merr parasysh të gjithë këto elementë. Për zotin Hasani që është ministri i ri i jashtëm po të pyesësh në qarqet diplomatike do dëgjosh fjalët më të mira”.

Ora 20:39
Lorenc Vangjeli: Berisha, zero shanse për t’u kthyer në pushtet! Në 2025, s'do flasim si do fitojë Rama, por sa do fitojë

Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report TV u shpreh se Sali Berisha nuk guxon të përmendë emrin e Nuredin Dumanit, duke nënkuptuar një frikë të tij ndaj hetimeve SPAK. Megjithatë Vangjeli thotë se një tjetër hall i madh i Berishës është se ka zero shanse për t’u kthyer në pushtet.

“Një tjetër halli më i madh i Berishës janë zero shanset që ka për t’u kthyer në pushtet. Sot nuk guxon  të thotë ai çuni i rrugës së burgut duke iu referuar adresës së Nuredin Dumanit”, shtoi ai.

“Unë dje kam publikuar një editorial me titullin metamorfoza e Berishës nga pengmarrës në peng, metafora e Spiropalit më shkon me atë që unë gjykoj dhe mendoj. Mund të gjejmë një paralele mes këtyre dy personazheve. Ajo çka thonë duhet kuptuar dhe menduar mbi atë që nuk mendojnë. Ju zonjë thatë prologun e diçkaje. Kur thoni snajperist me qera, ka diçka tjetër. Kush e ka marrë me qira?”, tha Vangjeli referuar deklaratës së ministres Elisa Spiropali e cila e quajti Berishën “një snajperist me qira”.

Teksa thekson se opozita nuk mund të quhet ende e tillë, Vangjeli shton se bazuar në situatën politike, e sheh PS si një forcë që ka luksin të fitojë edhe një tjetër mandat.

“E shoh PS si një forcë që ka luksin jo thjesht të fitojë por të presë të humbasin kundërshtarët e saj. Zonja Spiropali përmend vitin 2030 si Rama. Duket se garancia e parë që i japin vetes për këtë lloj optimizmi politik vjen edhe nga fakti që opozita nuk është më e tillë. Ajo duhet të jetë e tillë pastaj të bëhet forcë qeverisëse. Në 2025 do jemi para një fakti që nuk do flasim si do fitojë Rama, por sa do fitojë”, shtoi ai.

I pyetur për “luftën” e Lulzim Bashës përballë Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, Vangjeli u shpreh: “Nuk funksionon kështu demokracia. Edhe unë mund të hedh propozime. Të gjithë të dëgjojnë por askush s’ti merr për bazë. Fillimisht duhet të nisë funksioni i opozitës”, shtoi ai në lidhje me propozimet e Bashës për reformën zgjedhore.

Ora 20:11
Ambicie për t'u emëruar në krye të ministrisë së Jashtme? Spiropali: Nder të jem në çdo pozicion! Ndryshimet në qeveri, janë normale

Pas deklaratave të kundërshtarëve politikë se ishte planifikuar të emërohej në krye të ministrisë së Jashtme, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se nuk ka pasur ndonjë preferencë. Ajo shtoi se e ka për nder të jetë pjesë e qeverisë në çdo pozicion që i ofrohet.

“Kjo është një pyetje që s’mund të më bëhet mua. Unë s’kam në mendje një dikaster apo një tjetër. Për mua është nder të jem pjesë e qeverisë shqiptare dhe do jem në çdo pozicion që do më ofrohet. Bëj detyrën siç e kam bërë me devocion të lartë. Pritshmëritë e publikut apo brenda PS janë shumë delikate dhe gjykimi që bëhet nga kryeministri besoj i merr parasysh të gjithë këto elementë. Për zotin Hasani që është ministri i ri i jashtëm po të pyesësh në qarqet diplomatike do dëgjosh fjalët më të mira.”

Ndryshimet në qeveri sipas ministres janë normale.

“Kam respekt të madh për të gjitha koleget që janë larguar. Është normale që qeveritë të ndryshojnë, mbarojnë bëjnë një detyrë”.

“S’ka asnjë krahasim mes PS si parti mekanizëm elektoral, forcë e organizuar në mënyrë kapilare. Nuk janë pak por ndoshta 9 palë zgjedhje që kemi fituar vijimësisht. S’ka asnjë diskutim dhe kjo ka ndodhur për shkak të lidershipit dhe ekipit. PS ka kohën që të reflektojë të kuptojë se është forca udhëheqëse e Shqipërisë. Është e rëndësishme që në kongresin e PS që besoj mbahet në tetor të diskutohet jo vetëm mbi organizimin por edhe mbi parimet që jemi ngritur mbi vizionin e Shqipërisë 2030. Të jetë e hapur me vetes, sepse ndryshimi mes nesh dhe tyre është se ne e kemi një aftësi për vetëkorrigjim. Për t’u adaptuar. Por kemi dhe ne çështjet tona. Sa më të hapur të jemi sa më shumë të diskutojmë për këto çështje. Të hapur ndaj njëri tjetrit dhe ndaj elementëve të tjerë të shoqërisë, për të nxjerrë jashtë element që janë dëmtues për organizmin tonë.”

Ora 19:57
Spiropali: Sali Berisha mban shumë kusure dhe mëkate mbi kurriz, ka treguar frikë nga SPAK

 

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e pyetur në lidhje me hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë, ndalur te Sali Berisha tha se ish kryeministri ka shumë kusure mbi supe. Sipas saj Berisha ka dhënë sinjale frike në disa intervista të fundit ku vetëm e ka shigjetuar Prokurorinë.

“S’mund të jap gjykime apo të nxis SPAK por besoj se rekordet publike politike institucionale të Berishës janë aty. SPAK ka bërë shumë rrugë. Ka dhënë shenja të sigurta që e justifikon reformën në drejtësi dhe që po jep goditje të njëpasnjëshme pandëshkueshmërisë. Personalisht besoj që Berisha ka shumë kusure dhe mëkate në kurriz. Jo vetëm metaforike por edhe në sy të publikut. Nga Spak pritet zbardhja e tyre. Ka dhe një damkë nga aleati ynë strategjik. Tani ka lindur një lëvizje institucione për të bërë të mundur luftër kundër korrupsionit. Unë kam besim që shumë prej atyre dosjeve do ti shkohet në fund. Shenjat i ka dhënë dhe Berisha në disa intervista të tij. Të gjithë e kanë parë frikën te ai. SPAK është targeti i preferuar i Berishës, kjo ka një arsye. Duket sikur Berisha nuk gëzon dot për dënimin e zyrtarëve të korruptuar. Berisha duhet të dilte dhe të mbështeste aksione të tilla por s’e lë fakti që mund të jetë dhe ai. Fakti që SPAK po jep shenja funksionimi e dëshpëron atë”, tha ajo.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?