Lorenc Vangjeli: Berisha, zero shanse për t’u kthyer në pushtet! Në 2025, s'do flasim si do fitojë Rama, por sa do fitojë

11 Shtator 2023, 20:39| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 21:15

  • Share

Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report TV u shpreh se Sali Berisha nuk guxon të përmendë emrin e Nuredin Dumanit, duke nënkuptuar një frikë të tij ndaj hetimeve SPAK. Megjithatë Vangjeli thotë se një tjetër hall i madh i Berishës është se ka zero shanse për t’u kthyer në pushtet.

“Një tjetër halli më i madh i Berishës janë zero shanset që ka për t’u kthyer në pushtet. Sot nuk guxon  të thotë ai çuni i rrugës së burgut duke iu referuar adresës së Nuredin Dumanit”, shtoi ai.

“Unë dje kam publikuar një editorial me titullin metamorfoza e Berishës nga pengmarrës në peng, metafora e Spiropalit më shkon me atë që unë gjykoj dhe mendoj. Mund të gjejmë një paralele mes këtyre dy personazheve. Ajo çka thonë duhet kuptuar dhe menduar mbi atë që nuk mendojnë. Ju zonjë thatë prologun e diçkaje. Kur thoni snajperist me qera, ka diçka tjetër. Kush e ka marrë me qira?”, tha Vangjeli referuar deklaratës së ministres Elisa Spiropali e cila e quajti Berishën “një snajperist me qira”.

Teksa thekson se opozita nuk mund të quhet ende e tillë, Vangjeli shton se bazuar në situatën politike, e sheh PS si një forcë që ka luksin të fitojë edhe një tjetër mandat.

“E shoh PS si një forcë që ka luksin jo thjesht të fitojë por të presë të humbasin kundërshtarët e saj. Zonja Spiropali përmend vitin 2030 si Rama. Duket se garancia e parë që i japin vetes për këtë lloj optimizmi politik vjen edhe nga fakti që opozita nuk është më e tillë. Ajo duhet të jetë e tillë pastaj të bëhet forcë qeverisëse. Në 2025 do jemi para një fakti që nuk do flasim si do fitojë Rama, por sa do fitojë”, shtoi ai.

I pyetur për “luftën” e Lulzim Bashës përballë Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, Vangjeli u shpreh: “Nuk funksionon kështu demokracia. Edhe unë mund të hedh propozime. Të gjithë të dëgjojnë por askush s’ti merr për bazë. Fillimisht duhet të nisë funksioni i opozitës”, shtoi ai në lidhje me propozimet e Bashës për reformën zgjedhore.


Lajmi kryesor:

Spiropali: Sali Berisha, i katandisur si snajperist me qira! Shkodra, kockë që i ka mbetur në fyt! Ndryshimet në qeveri, normale


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?