Ilir Meta dhe Edi Rama

E akuzoi se ka bllokuar projektet në Vlorë, Presidenca: S'do tolerojë asnjë shkelje të Kushtetutës! Rama: Do presim dhe pak që Meta të lexojë sqarimet që i kemi dhënë

4 Janar 2021, 20:35| Përditesimi: 4 Janar 2021, 22:22

  • Share

TIRANË- Projekti për ndërtimin e rrugës lidhëse mes Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe Radhimës e Orikumit ka sjellë shkëmbim akuzash mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta këtë të hënë. Fillimisht ishte Rama i cili gjatë një vizite në Vlorë u shpreh se kreu i shtetit ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës në qytetin bregdetar. Rama u shpreh se që nga fillimi i nëntorit presin protfuqinë për një autorizim formal nga presidenti Ilir Meta, pasi është bërë gjithë negociata me fondin Saudit nga ana e qeverisë.

Për këtë ka reaguar Presidenca e cila i konsideroi akuza të pavërteta. Sipas Presidencës, Meta nuk ka bllokuar punimet, por "ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë".

Gjithashtu në reagimin e Presidencës thuhet se Rama ka kryer shkelje të rënda kushtetuese me këtë marrëveshje dhe synon që të përfshijë dhe Presidentin Meta. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit i cili përmes një postimi në Twitter shkruan se qytetarët dhe sipërmarrësit e kësaj zone turistike  nuk mund të presin Ilir Metën duke qenë se gjithçka tjetër është gati. Rama thotë se do presë edhe pak që Presidenti Meta të lexojë sqarimet që i ka dërguar.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë i presidencës

Ora 21:23
E akuzoi për shkelje për projektin në Vlorë, Rama i përgjigjet Metës: Do presim edhe pak që Presidenti të lexojë sqarimet që i kemi nisur

1609351623_edirama.JPG

Pasi Presidenti Ilir Meta i cilësoi të pavërteta akuzat e  kryeministrit për bllokimin e projekteve në Vlorë, ka reaguar Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama shkruan se qytetarët dhe sipërmarrësit e kësaj zone turistike  nuk mund të presin Ilir Metën duke qenë se gjithçka tjetër është gati.

Rama thotë se do presë edhe pak që Presidenti Meta të lexojë sqarimet që i ka dërguar.

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka "qëllim selektiv elektoral", prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!

Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët  e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën” – shkruan Rama.

Ora 21:05
E akuzoi se ka bllokuar projektet në Vlorë, Presidenca: Rama kërkon të përfshijë Metën në shkelje të rënda! S'do tolerojë asnjë shkelje të Kushtetutës!

1604660231_5e4bc8cac036epresidenca.jpg

Të pavërteta i ka cilësuar presidenca akuzat e kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta ka bllokuar projektet në Vlorë.

Me anë të një dokumenti të publikuar mbrëmjen e kësaj të hëne, sipas Presidencës, Meta jo vetëm nuk ka bllokuar punimet, por " ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë". Sipas tyre, Rama ka kryer shkelje të rënda në këtë marrëveshje dhe kërkon që të përfshijë edhe presidentin Ilir Meta.

 Edhe nëse ka patur një proces negocimi për këtë marrëveshje, siç pretendon Kryeministri, ky proces negocimi është kryer në shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe ligjit nr. 43/2016, i cili kërkon në mënyrë të detyrueshme që për nisjen e procesit të negocimit, duhet patjetër Autorizim nga Presidenti i Republikës. Edhe pas kërkesave të përsëritura zyrtare të Kreut të Shtetit, edhe sot nuk ka një kërkesë për negocimin e kushteve të një marrëveshje të re financimi, por vetëm një kërkesë të pajustifikuar ligjërisht, për të kaluar direkt në nënshkrimin e një marrëveshje huaje, pa negociuar më parë kushtet në të cilën kjo hua merret nga shteti shqiptar. 8 Përmes kësaj kërkese, qeveria dhe Kryeministri kërkojnë që në shkeljet e rënda të ligjit të përfshijnë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorin edhe në praktika të tjera të ngjashme që qeveria ka në proces", thuhet më tej në përgjigjen e Metës.

Në dokumentin 8 faqesh, Meta ka argumentuar edhe qëndrimin e tij.

Qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent (Presidenti). Pra, ky autorizim duhet të jetë i shprehur në çdo rast si deklarim i vullnetit shtetëror për të hyrë në negociata. Mosmarrja e plotfuqisë nga Presidenti i Republikës për dhënien e plotfuqisë, sipas ligjit nr. 43/2016, për të hyrë në negociata e bën të pavlefshme gjithë procedurën e negociatave të kryer pa një autorizim të Presidentitt ë Republikës.

Ndërsa projekte të tilla infrastrukturore me rëndësi të veçantë për ekonominë dhe turizmin në zona të caktuara të vendit, në vend që të ndiqen me transparencë, si për mënyrën e financimit, ashtu dhe për fazën në të cilat ndodhet implementimi i tyre, thjesht anulohen pa asnjë lloj konsultimi dhe fondet planifikohen të transferohen në projekte të tjera, pa dialoguar me banorët e zonës, madje pa i patur ende në dispozicion këto fonde, ndërkohë që të gjitha procedurat për realizimin e këtij projekti, përfshirë dhe ato të marrjes së huasë, janë kryer në shkelje të rëndë të Kushtetuës, ligjit nr. 43/2016, dhe ligjit nr. 9665/2006. Për të riparuar këtë të metë të rëndë të praktikës së ndjekur, është e detyrueshme ashtu siç e kemi cituar prej kohësh, që Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së pari duhet të pajiset me një autorizim për të zhvilluar një proces kushtetues negocimi me fondin Saudit i Zhvillimit, e më pas në përfundim të rezultatit të negocimit dhe pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të kërkojë autorizimin e Presidentit të Republikës, për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë. Presidenti i Republikës mbetet në pritje që Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e kësaj marrëveshjeje", përfundon Meta.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 04/01/2021 21:43

    Ilir Metmuti hajduti pret hajer prej tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?