Report Tv ka siguruar pamjet e makinës së shënjestrave të atentatit mbrëmjen e sotme në Milot, Klisman Preçit, i cili mbeti viktimë si dhe të Ylli Brahimit, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Siç shihet dhe nga pamjet makina tip ‘Toyota’ në xhamin e parë është bërë ‘shoshë’ nga plumbat ndërsa ishte e blinduar. Makina ishte me targa të Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi kryesor:
Vrasje mafioze në Milot, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur rëndë! U qëlluan sapo zbritën nga makina e blinduar! Të dy i kishin shpëtuar atentateve më parë
M.Q.//ReportTv.al