LEZHË- 1 i vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i një atentati mafioz mbrëmjen e sotme në qendër të Milotit. Viktimë e atentatit me armë zjarri ka mbetur Klisman Preçi, 28-vjeç, ndërsa Ylli Ibrahimi 46-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ylli Ibrahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të Milotit, në hyrje të një pallati, dhe janë qëlluar nga një makinë në lëvizje, sapo kanë zbritur nga makina e tyre tip ‘Toyota Land Chrysler’ e cila ishte e blinduar. Report Tv ka siguruar pamjet e makinës, së shënjestrave të atentatit, ku shihet se në xhamin e parë është bërë shoshë nga plumbat, por nuk kanë arritur që të depërtojnë. Makina ishte me targa të Shkupit.
Ndërkohë një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket atentatorëve është gjetur në Gramëz të Krujës. Brenda makinës tip 'Audi' janë gjetur edhe dy armë tip 'Kallashnikov'.
Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi , të dy me precedentë të mëparshëm penal. 46-vjeçari Ylli Ibrahimi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.
Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.
Ylli Brahimi dhe viktima Klisman Preçi
Report Tv ka siguruar pamjet e makinës së shënjestrave të atentatit mbrëmjen e sotme në Milot, Klisman Preçit, i cili mbeti viktimë si dhe të Ylli Brahimit, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Siç shihet dhe nga pamjet makina tip ‘Toyota’ në xhamin e parë është bërë ‘shoshë’ nga plumbat ndërsa ishte e blinduar. Makina ishte me targa të Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
Policia e Shtetit ka reaguar pas atentatit me 1 të vdekur dhe një 1 të plagosur në Milot.
‘Në qytet Milot, në sheshpushimin e një pallati, rreth orës 21:00, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler”, brenda të cilit ndodheshin shtetasit K. P., 28 vjeç dhe Y. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Shtetasi K. P. ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës. Në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
Report Tv ka siguruar pamjet nga brenda makinës së djegur të atentatorëve të cilët qëlluan ndaj Klisman Preçit, i cili mbeti viktimë dhe Ylli Brahimit, i cili mbeti i plagosur.
Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi, u qëlluan me armë zjarri në qendër të Milotit, sapo zbritën nga një makinë e blinduar ‘Toyota Land Chrysler’, bëjnë me dije burime për Report Tv. Nga atentati mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa është plagosur rëndë Ylli Brahimi. Ndërsa pak pas atentatit një makinë e djegur u gjet në Gramëz të Krujës, brenda secilës ishin edhe dy kallashnikovë. Ylli Brahimi 46 vjeç është nën kujdesin e mjekëve, ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.
Report Tv ka siguruar video ekskluzive nga makina e djegur në Gramzë. Në video shihet makina në flakë që është përdorur nga autorët për atentatin në Milot.
Një makinë tip 'Audi' është gjetur e djegur në Krujë në Gramëz, pak pas atentatit me një viktimë dhe një të plagosur në Milot. Brenda makinës u gjet 2 armë tip 'Kallashnikov'.
Një prej të plagosurve nga atentati i mbrëmjes së sotme në Milot ka ndërruar jetë. Mësohet se Klisman Preçi ka ndërruar jetë tek spitali i Traumës në Tiranë.
Klisman Preçi, i cili u ekzekuta në një atentat mbrëmjen e sotme, i ka shpëtuar një atentati pak muaj më parë. Ai ishte bashkë më kushëririn e tij Blerim Preçi, ku u qëllua nga një makinë në lëvizje.Klisman Preçi po udhëtonte me kushëririn e tij Blerim Preçi kur janë qëlluar nga një automjet.
Siç shihet në video, Blerim Preçi del i traumatizuar nga makina dhe qytetari dëgjohet teska këshillon 28-vjeçarin që të futet në lokal, ndërsa ka telefonuar ambulancën dhe policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 maj në Ishull-Lezhë, ku 28-vjeçari Blerim Preçi nga Miloti i cili po udhëtonte bashkë me kushëririn e tij, ranë pre e një atentati, ndërsa ende nuk ka asnjë autor të identifikuar.
Si ndodhi ngjarja?
Një 'Audi' gri u është afruar në parakalim dhe një person nga sedilja e pasme qëlloi me pistoletë ndaj makinës së tyre. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur dy kushërinjtë Preçi, derisa u janë afruar dhe qëlluan. Sipas dëshmitarëve, Blerim Preçi, që ishte në timon, u hodh nga makina në lëvizje, e cila me pas devijoi dhe doli nga rruga. Ndërsa kushëriri i tij mbeti në makinë, ku ishte i ulur në sediljen e parë. Asnjë nga dy kushërinjtë nuk është plagosur nga të shtënat me armë, megjithëse disa plumba kanë goditur makinën e tyre sidomos në pjesën e përparme.
Kush është shënjestra, Blerim Preçi?
28-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është pikërisht e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit, teksa nuk ka precedentë penale në Shqipëri. Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, për të cilët nga sa mësohet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit me mjetin tip 'Audi' ngjyrë gri. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja, ndërsa janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar makinën e autorëve.
Ylli brahimi i cili ka mbetur i plagosur sot nga atentati, një vit më parë i ka shpëtuar një atentati mafioz në qendër të Milotit. Report Tv rikthen videon nga atentati i organizuar një vit më parë ndaj tij. Në video shihet sesi Brahimi ka qenë duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, kur 2 persona me motor kanë ardhur me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij.
Në atë kohë, Brahimi mbeti i plagosur, ndërsa 2 shokët kanë shpëtuar. Siç shihet nga videoja, autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur.
46-vjeçari Ylli Brahimi që mbeti i plagosur sot në Laç është një emër i njohur për policinë. Brahimi rezulton i dënuar për trafik droge. Brahimi ishte dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Shkodrës me 11 vjet burg për veprën penale, të “trafikimit të lëndëve narkotike”. Ylli Brahimi, nga Lezha, u arrestua në Itali me qellim ekstradimi nga Interpol Roma.
Report Tv ka zbardhur emrat e dy personave që kanë mbetur të plagosur nga atentati në Milot. Mësohet se viktima kanë mbetur Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.
U mblodhen me urdher te Visit per tju pergjigjur Hakajve e Recve. Visi fshihet, keta djegen.
PërgjigjuORE s'po e kuptojne kush po vret kaq shume,,,duket sikur kjo situate po lejohet qellimisht nga policia,, qe te qerojne hesapet grupet,,,,sepse nuk mund te kape kamera vetem nje makine ate te te vrareve,,kurse ate te vrasesve nuk e kap kamera ne asnje vend.....
PërgjigjuKETA edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete,,,,por mos harroni mor gomere kanunin e lekes,,ai nuk fal asnje ,,,prandaj ka rrojtur kanuni 600 vjet,,te jesh kush te duash,,,po vrave do vritesh,,neni i pare i kanunit,,,gjaku s'hup kurre....shkruajeni ne nje cope leter dhe mbajeni me vete kudo qe shkoni....////
Përgjigjupse ke kan vra keta qe po i vrasin?
TE ruhen te gjithe ata qe kane vrare njerez,,,,ata qe kane vjedhur,,,ata qe kane perdhunuar,,,,do ju pjekim te gjalle neper makina mor pisa,,mor merda,,ose do ju hedhim si qen neper gerneta mor shkerdhata....
Përgjigjute lumte ajo goje por ka shum si keta kriminela e nuk mbarojne ndonje here. ishalla te shuhen te gjith kriminelat qe i kan leket pa djerse e i kane rene ne qafe te tjereve
Te gjithe qe kane vrare njerez do vriten nuk kane shpetim sado te forte qe mund te jene per momentin eshte ligji natyres nuk e ndryshon dot asnje prandaj o djema mos vrisni dhe mos beni te keqe ne kete bote se e keni ne llogari dhe do ta paguani me interes eshte vetem ceshtje kohe . Jetoni ne paqe se ju leverdis me shume eshte keshille per ata qe kane pak mend se kush nuk ka ti shikoj hajrin krimit klm
PërgjigjuHajde radha
PërgjigjuKy ka qen shoku arit jo i visit.se po e ngatrroni.sa gola ka be ky,se di si a gjall ala..
PërgjigjuKush eshte Ari o Durrësi. Ca golash ka bo ky kshu
O Vis Martini mir nTiron qe nuk shkel dot mo po edhe nLac si ke mir punet.
PërgjigjuCdo gjo do shkoj ne ven tvet,ne shqipni te mesme ligjin gjithmon do e boj venaliu,paret e ktyne malokve mo keq se ofshet e bucave ne semafor, kurr skon me I gzu
A kam naj plumb nkapteen??? ????????????
Përgjigju@Jugori te pakten jo me tr semure mendore si ne US. Po lajmet e te semureve amerikane qe vrasin nga 25 femije neper shkoll aty ne US qeshni apo si shikoni lajmet se skuptoni anglisht??? Mos je dhe ti kusheriri i ketij Korcarit https://youtu.be/i1xJVI0l1wE
ja me keta njerez ke te besh aty ne shqiperi ... as plumbin ne kafke nuk e ndjejne .. kocke trashe ... ose kjo e dyta qe kur e kap ne koke ... nuk pyet se ka ikur ne ate bote. prandaj beme mire qe e futem nje pasaporte amerikane ne xhep (korcar jam e di dhe jam i paragjykuar ne kete pike) dhe keto lajme i lexojme e qeshim se per te qare ka kush qan aty ....
Ca jeni tu ba se sme late rehat gjuj njani gjuj tjetri
PërgjigjuNa e ke bo per borxh shume vetave
visit a tu i hec ora mbrapsht
PërgjigjuKy ska ba ndonje krim e as ska qen djal i keq
Përgjigjupo pse i kan bo atentat tjeter para ca muajsh atehere kur nuk ka gje?
Era tradhti burra...vis ba niher 1+1 mor zotni e largoj do cifutat si ke rreth vetit se jan tu te marr ne qaf,se i ke ba me lek e me pushtet e jan tu te shit
Përgjigjuo “ zef ku “ po pse edhe me altin lamen ka perplasje cisi ? cila esht arsyeja ? se nese ka dhe me altin lamen vej kapakun ksaj pune
Jan dhe kapot.m.h,j.h qe sidel.zef ku
Te drejte ke. Policia eshte e shkerdhyne komplet.
Visi na ishte njehere, Problemi eshte se po vriten ata qe mendoen se jane shoket e visit, miqte etj. Ka shume pyetje pa pergjigje, Kur dihet qe Visi eshte konflikt me Altin Lamen, Duket, Recet, etj se dhe ai sdi vet me me ke eshte konflikt, dhe keta jane bere bashke me leke dhe qitesa, ku eshte policia, spaku, pse si mbajne vezhgim, Po kush di mbaje Vehbi Bushati ishte shkoder, I mbolli robte ne shkodwr, dy e nga dy e tre e nga tre, keta e cojne lezhe, nje frikacak i lind, dhe ngatrrestar, Drejtori I Tiranes nje vemje, inpaafte frikacak dhe komunist servil, asnje goditje, grupit te altin lames, dukeve, vraseve me págese, merr rrogen nga ata, pa asnje dyshim si ish drejtori Rebaniu, Pa vazhduar me Durresin me ate moster Drwjtor, qe vetem vjedh dhe vjedh, ka nje jete jete qe vjedh, dhe sben asnje pune ne polici neriatan nallbati, dhe ai vemje shfaqet mbas stuise, ne vende te perzgjedhura. Drejt e krimeve te renda, tonini me ben dashin, te ligj, te paafte te implikuar jume te tere, po ne fund behen dme me te fortin. Ka shume derdimena qe duhen dite ti shkruash, qe bejne kupolen e policise, me ne krye Gledis kalamanin, qe genjehet me pak, por eshte dhe toatlisht inpaafte ne manaxhim dhe perzgjedhje te drejtueseve. Njerez katastrofa eshte ne polici, o njerez, o gazetare leshi kronike, leri historit dihen, shikoni ca po ndodh ne polici. Po nuk deshi policia as nje mize nuk vritet pa lejen e saj. Mbaheni mend kete, problemi eshte policia, Visrat, ingridat, altinerat e kurvat e tjera, jane zero po deshi policia.
Shoku i visit asht edhe ky ,ky visi paska ken si lul basha vec me fjet din , qoju mor djale se ti sharrunen tan
PërgjigjuÇ'na plasi, le të vriten nga 100. Fajin e ka Saliu.
Përgjigjuedhe nje nga Vis Martini iku ma pak pasi i pjeken djalin e axhes. Tash Stresi ka me dale me marr hak
Përgjigjuai visi do ket bo 101 te zeza se gjysmen e kriminelave i ka kunder e policija po e kerkon....po tani qe paska ket legenin qe do mari hak ja hodhi bythes
E msdhe kjo stresi bsshk me idh bundren prob e kan hasmit e visit tani po ngrien gjitjmh reperat do marin hak