Mbeti i plagosur sot në Milot, Ylli Brahimi i shpëtoi edhe një vit më parë një atentati mafioz! I dënuar edhe për drogë

22 Korrik 2022, 21:27| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 22:25

  • Share

Ylli brahimi i cili ka mbetur i plagosur sot nga atentati, një vit më parë i ka shpëtuar një atentati mafioz në qendër të Milotit. Report Tv rikthen videon nga atentati i organizuar një vit më parë ndaj tij. Në video shihet sesi Brahimi ka qenë duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, kur 2 persona me motor kanë ardhur me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij.

Në atë kohë, Brahimi mbeti i plagosur, ndërsa 2 shokët kanë shpëtuar. Siç shihet nga videoja, autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur.

46-vjeçari Ylli Brahimi që mbeti i plagosur sot në Laç është një emër i njohur për policinë. Brahimi rezulton i dënuar për trafik droge. Brahimi ishte dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Shkodrës me 11 vjet burg për veprën penale, të “trafikimit të lëndëve narkotike”. Ylli Brahimi, nga Lezha, u arrestua në Itali me qellim ekstradimi nga Interpol Roma.


Lajmi kryesor:

Vrasje mafioze në Milot, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur rëndë! U qëlluan sapo zbritën nga makina e blinduar! Të dy i kishin shpëtuar atentateve më parë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?