Prindërit e Rebecca-s, George dhe Gillian Gannon

E bija u mbyt gjatë ekspeditës nënujore në Sarandë, babai i 29-vjeçares britanike do niset për Shqipëri: Nuk do të largohem derisa të gjej drejtësi

12 Tetor 2022, 11:58| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 12:04

  • Share

George Gannon, babai 29-vjeçares britanike që ndërroi jetë në Sarandë teksa po bënte zhytje po planifikon të udhëtojë për në Shqipëri që të marrë përgjigje për vdekjen tragjike të së bijës. Atij iu duk sikur iu përmbys bota kur mësoi se e bija vdiq teksa ishte jashtë vendit me të dashurin e saj. Rebecca, e njohur nga të afërmit si Beccie, duket se vuri re se dicka nuk shkonte me pajisjen e saj dhe kërkonte ta ndërronte para se të bënte zhytje në një ekspeditë nënujore në Sarandë.

George tha se ai e kuptonte që ajo dhe i dashuri, Robert Per Kerans, u zhytën brenda, por brenda pesë minutash e bija doli e panikosur duke kërkuar ndihmë. Certifikata e vdekjes së Beccie thotë se ajo u mbyt, por familja e saj po kërkon përgjigje se si erdhi nga vdekja tragjike. Trupi i pajesë u dërgua nga Shqipëria në Stone më 27 shtator. Familja po mbledh fonde pasi George planifikon të vijë në Shqipëri pas funeralit të vajzës së tij të enjten (13 tetor).

61-vjeçari, nga Stone, tha për StokeonTrentLive: “Do ta lë vajzën time të pushojë dhe më pas do të shkoj direkt në Shqipëri dhe do të qëndroj atje derisa të zbuloj se si u vra. Isha zemërthyer, tani jam inatosur. Ne duam drejtësi, nuk do të kthehem derisa të jem në gjendje t'i them gruas dhe fëmijëve të mi se kam gjetur drejtësi. Nuk do të largohem derisa të marr përgjigjet.

Ekspedita nënujore turistike, organizohej nga "Spiranca Diving Center" tek anija e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në gjirin e Sarandës. Pushuesja Rebecca Gannon, 29 vjeç ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë udhëtimit nën ujë me një grup prej shtatë zhytës të tjerë. 

Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot. Kushova u hodh në ujë për ta shpëtuar por përpjekjet e tij nuk i erdhën në ndihmë të resë.  Gjykata e Sarandës ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë të reja për Saimir Kushovën, pronarin e Saranda Diving Center.

Rebecca dhe i dashuri i saj

Komento

Komente

  • Iris: 13/10/2022 02:13

    Nuk do te guxojne t'i kerkojne para,sic u kerkojne vendasve,por per te sorrollatur e verdallosur do t'a bejne, thjesht per t'a merzitur e lodhur e per te shpetuar pergjegjesit.S.d.q.do te kete rastin te shikoje e provoje cdo te thote mendesi orientalo-lindore ne nje sistem drejtesie.

    Përgjigju
  • Trimi Mones: 12/10/2022 13:03

    Eh mer shok, ti hajde e te qofte rruga e mbare, por ketu drejtesi nuk po gjejne vendalinjte e jo me te ardhurit. Do shkundesh nga leket e asgje sdo zgjidhesh. Ketu dhe portieri e roja i zyrave te shikon nga duart per ndonje lek, e mos flasim per ata qe duhet te hetojne per vajzen tende. I qofte dheu i lehte asaj vajze e ngushellime, por drejtesi ketu mos kerko se zyrat e instituzionet jan mbushur plot me te paafte e servila.

    Përgjigju
    • Lsjdjdj: 12/10/2022 18:03

      E drejt vella

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?