Pas historisë së trishtë të nënë Nazes, e cila jetonte e vetme në fshatin e largët Muçan të Elbasanit, e braktisur nga 4 fëmijët jetimë të burrit të dytë, Report Tv arriti të gjejë një strehë për 85-vjeçaren.
Në momentin që u strehua tek rezidenca për të moshuarit “Shtëpia në Kodër”, nënë Nazja nuk harroi që të kërkonte edhe 4 fëmijët e bashkëshortit, të cilët sot e kanë braktisur.
“Unë dua që të më vijnë e të më shohin ku qesh e ku jam. A vijnë a s’vijnë, qysh t’u them unë? Driton Jaupin përpara se e kam rritur 4 vjeç, Ai e di që jam në shtëpi të shembur. Goca, Shpëtime Kofsha, goca e vogël, goca e madhe Afërdita në Tudar. Ajo që është në Greqi. Ajo ka 13 vjet, Valentina.”- u shpreh ajo.
Naze Jaupi, 85 vjeç rrëfeu për Report Tv jetën e mundimshme. Burri i parë i vdiq pasi e goditi rrufeja. E la në moshë të re dhe pa fëmijë. Familja e martoi në fshatin Muçan, me një burrë që kishte 4 fëmijë jetimë. I rriti 4 fëmijët e burrit si të ishin të sajët. Tre vajza dhe një djalë, që kanë krijuar familjet e tyre dhe kanë braktisur njerkën, duke e lënë në kushtet ekstreme të mbijetesës.
Lajmi kryesor:
Shpëtohet Nënë Nazja! Pas apelit në Report Tv gjendet strehimi për 85-vjeçaren që jetonte e braktisur: Mirënjohje deri ditën e vdekjes
M.Q./ReportTv.al