Maurizo Sarri ka dhënë dorëheqjen nga Lazio në Serie A. Pritet që klubi nga Roma të zyrtarizojë largimin, teksa Sportmediaset bën me dije se emri i Igli Tares po shihet si zëvendësi i Sarrit.
Ish-sulmuesi i Kombëtares prej më shumë se 14 vitesh ishte pjesë e Lazios në rolin e drejtorit sportiv dhe u largua vetëm verën e 2023. I pajisur edhe me licencën e trajnerit, Tare shihet si zëvendësi i mundshëm i Sarrit edhe për shkak të dashurisë që tifozët kanë për të.
Ende "i papunë" dhe në optikën e disa klubeve të tjera në Itali, është në dorën e presidentit Lotito që të rikthejë Taren në ekip, këtë herë në një post të ri dhe të paprovuar prej tij.
"Një tjetër figurë e dashur për bardhekaltërit është ajo e Igli Tares. Ish-drejtori sportiv ka licencë trajneri dhe pas ndarjes, e cila ndodhi edhe për shkak të papajtueshmërisë me Sarrin, ai mund të merrte rolin e kapitenit në tragetin e Lazios", thotë Sportmediaset.
Christian Brocchi dhe Miroslav Kose janë emrat e tjerë që janë në garë për postin e trajnerit të Lazios.
Igli Tare burr serjoz dhe njeri puntor e tepër inteligjent. Gjithçka në jet e ka haritur me zotësi. Rrespekt për ktë BURR zotni.
Përgjigju