Sociale

'E bukura e Adriatikut' zbarkon në bregun e Vlorës! Kroçiera me 75 turistë, e para pas 2 vitesh

21 Prill 2022, 11:06| Përditesimi: 21 Prill 2022, 11:11

  • Share

Rikthehen pas një mungese rreth 2-vjeçare krocierat në Vlorë. ‘La belle de l’Adriatique’ ka ankoruar mëngjesin e kësaj të enjte në Portin e Vlorës me rreth 75 turistë kryesisht franceze por edhe nga vende të ndryshme të Evropës.

Kjo është krociera e parë për këtë vit duke konfirmuar së tashme Vlora ka nisur të presë edhe turistet e parë për këtë sezon turistik. Krociera ka mbërritur nga Greqia fillimisht me pas Sarandë dhe tashmë ankorohet në Portin e Vlorës.

Pas një periudhe rreth dy vjeçare ku krocierat kane munguar edhe për shkak të situatës nga pandemia, Vlora mirëpret kështu rikthimin e turistëve të huaj mes krocierave.

Turistët që kanë mbërritur me krociere do të vizitojnë Vlorën por edhe Beratin e Apoloninë ndërsa gjatë këtij viti janë parashikuar të tjera udhëtime.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?