E detyruan të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan, detajet e ngjarjes në Vlorë! 26-vjeçarja u gjet pa ndjenja në rrugë nga policia

23 Tetor 2023, 11:53| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 21:50

  • Share

Detaje të reja nga abuzimi ndaj një 26 vjeçarje në Vlorë. E reja është gjetur në rrugë pa ndjenja mëngjesin e të shtunës nga policia. Policia ka arrestuar 2 shtetas, Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon dhe ka shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin pasi akuzohet se dyshohet të kenë detyruar të përdorë lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të me dhunë. Kjo referuar komunikatës së Policisë.

Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur.

Aktualisht vajza vijon të qëndrojë në reanimacion. Gjendja e saj shëndetësore është më stabël, por vijon të jetë në shok. Policia pritet të marrë një tjetër deklaratë të saj pasi të përmirësohet. Kanë qenë nën efektin e drogës, kanë detyruar vajzën të përdor drogë e më pas dyshohet se kanë abuzuar seksualisht. Më pas nuk dihet se si vajza ka përfunduar pa ndjenja në rrugë.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njoftoi policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?