Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja që u regjistrua në Korçë, ku 4 të rinj i zhvatën rreth 12 milion lekë 17-vjeçares, duke e shantazhuar e kanosur. Sipas burimeve nga policia, vajza minorene është shantazhuar fillimisht nga shtetasi Kristjan Aliu i shpallur në kërkim.
Të rinjtë e kanë shantazhuar minorenen duke i thënë se ajo ka qenë bashkëpunëtore në një vepër penale të ndodhur kohë më parë dhe se do ta denonconin nëse ajo nuk u jepte paratë që i kërkonin. Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë e nëse vajza ka qene ose jo e implikuar. Lidhur me këtë ngjarje policia po vazhdon hetimet.
Lajmi kryesor: