Politikë

‘E di se ku shkon ky...’, shfryrja me vete e Ols Dados ndaj Erion Veliajt! Report Tv siguron AUDIO nga seanca në GJKKO

24 Shkurt, 21:01| Përditesimi: 24 Shkurt, 22:45

  • Share

TIRANË - Report Tv ka siguruar një pjesë audio të seancës në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Erjon Veliajt më 12 shkurt.

Në audion e seancës, të cilën avokatin e ka tërhequr nga gjykata dhe ia ka vënë në dispozicion palës së akuzuar dhe që Report Tv e disponon, dëgjohet teksa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është duke bërë mbrojtjen, përballë prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani dhe gjyqtarit Erjon Bani që aprovoi kërkesën e hetuesve, arrest në burg.

Në këtë pjesë të shkurtër të audios së seancës në GJKKO, dëgjohet prokurori i SPAK, Ols Dado teksa thotë: E di se ku shkon ky...

Kjo deklaratë e prokurorit bëhet në të njëjtën kohë  teksa kryebashkiaku Veliaj flet për pretendimet e tij ndaj Ols Dados se ndodhet në konflikt interesi pasi i ka kërkuar 2 herë leje ndërtimi për pallat në 'Rrugën e Bogdanëve' e cila u firmos nga Erion Veliaj më 9 shtator 2021, dhe që prokurori i posaçëm nuk e ka deklaruar në ILDKPKI.

Më tej, prokurori ndërhyn duke thënë: s'ke turp që tregon banesën e prokurorit. Për këtë moment, Erion Veliaj përmes një reagimi në rrjet nga paraburgimi i Durrësit tha se prokurori i është drejtuar edhe me fjalën "ndyrësirë" por në këtë fragment audio, kjo fjalë nuk dëgjohet.

Pjesë nga biseda që dëgjohet në audio:

Veliaj:.. Por leja, nuk është se konkurron dikush tjetër, pra, Kisha Katolike që ka përballë nuk mund të ndërtojë në tokën e prokurorit, aty mund të ndërtojë vetëm ai që ka pronën ose ai që ai është pajtuar me pronën. 

Ndërhyn Dado: E di se ku shkon ky (Vijimi nuk dëgjohet mirë)

Gjyqatri Erjon Bani: Ju lutem...

Veliaj: Po ju shpjegoj si funksionon. Pra lejen nuk e merr organizata e arkitekturës vetëm se ka idenë.

(Dëgjohen disa fjalë njëkohësisht të cilat nuk kuptohen mirë)

Pastaj dëgjohet Dado: Po s'ke turp që thua banesën e prokurorit këtu, tregon banesën e prokurorit, ça është ky është kërcënim, është kërcënim është ky? tregon banesën e prokurorit?!

Erjon Bani: Prokuror, prokuror.

Veliaj: Nuk po bëj asnjë kërcënim.

Ols Dado: Unë nuk e di banesën tënde ku jeton.

Veliaj: Unë besoj që është konflikt interesi, prokurori mendon që dhe kjo sjellje është sjellje normale, unë mendoj që sështë normale, po kam të drejtë të them që s'është normale

Ols Dado: Kam mesazhet..

Erjon Bani: Prokuror, prokuror!

Ishte vetë Veliaj që publikoi sot një dokument në të cilin thonte se Dado i ishte drejtuar me fjalën 'ndyrësirë' në sallën e gjyqit, por GJKKO tha se nuk është e vërtetë dhe publikoi një tjetër dokument përmes së cilit tha se Dado s'ka përdorur fjalën ndyrësirë në seancë. 

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • SPAK: 24/02/2025 22:32

    po kaq te trrash jeni sa merreni me i the ndryrsir apo si tha ne vend qe te merreni me a eshte i fajshem apo i pafashjeshem? dele popull me llafe jan marr gjith jeten dhe vazhdojn

    Përgjigju
  • Popo: 24/02/2025 22:16

    Xa kish ketu per audio. Ky nga i akuzusr akuzon ej me det kesaj pune tia kish zheb ndyrsir se e meritonte ska len nje park per fenjet e ka ber si favelas tiranen beton vetem tallwn me nje popull te ter

    Përgjigju
  • Tepelena: 24/02/2025 21:47

    Nuk degjohet askund fjala ndyrsire

    Përgjigju
  • Ilir: 24/02/2025 21:35

    Une e dëgjoj fjalën "ndyrësirë" e thotë nëpër dhëmbë dhe shpejt por e thotë

    Përgjigju
  • Popo: 24/02/2025 21:18

    Po publikoheni audion!

    Përgjigju
  • Adi Bali: 24/02/2025 21:15

    S'thote ndyresire me asnje vend ne audio. S'duhet te shperndanin shpifjet e lali Erit. Velijaj, duhet ti pergjigjet akuzave, dhe jo te merret me thashetheme si grate. Te kalbet ne burg po pati vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?