TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, ndërsa kësaj radhe ka publikuar një foto debatet në seancën për masën e sigurisë më 12 shkurt në GJKKO.
Veliaj u shkruan ndjekësve që të lexojnë se me çfarë gjuhe fliste Ols Dado, duke shkruar se prokurori i është drejtuar me fjalën 'ndyrësirë'. Por, GJKKo thotë se nuk është e vërtetë dhe e ka shoqëruar me një dokument të SPAK.
“Ky është një nga dialogët në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëlmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, shkruan Veliaj.
Në debatin e zbardhur nga vetë Veliaj në një postim në Facebook, që është nxjerrë nga audio e Gjykatës që u mor prej avokatëve, dallohet se prokurori Dado i është drejtuar kryebashkiakut me fjalët si “ndyrësirë”, “s’ke turp tregon banesën e prokurorit”.
Kjo pasi Veliaj e denoncoi Dadon në sallën e gjyqit si prokuror në konflikt interesi, pasi ka marrë leje ndërtimi nga kryebashkiaku për një objekt banimi 9-katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve, mu në zemër të kryeqytetit.
Prokurori i çështjes Dado e ka cilësuar si kërcënim, ndërsa Veliaj sipas procesverbalit që ka publikuar vetë, thotë se nuk është një kërcënim, por konflikt interesi dhe ka theksuar se kjo sjellje e prokurorit nuk është normale.
Pjesë nga debati brenda seancës e publikuar nga Veliaj
OLS DADO: Ndyrësirë! S'ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç'a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?
ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.
ERION BANI: Prokuror, ulu!
OLS DADO: A? Ç'a është ky? Kërcënim është ky?
ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s'është normale.
OLS DADO: E kam mesazhin këtu.
ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s'është normale.
ERION BANI: Prokuror!
Nga ana tjetër, GJKKO ka reaguar me një njoftim për mediat, duke theksuar se nuk është e vërtetë që Dado e ka quajtur Veliajn ndyrësirë.
"Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment", njoftoi GJKKO.
Veliaj shkruan se kjo sjellje nuk duhet toleruar më, ndërsa thotë se Dado përdori aq gjuhë të ulët sa edhe ‘Erion Kasapi’, referuar gjyqtarit Erion Bani, duket xhentëlmen para prokurorit.
Postimi i Erion Veliajt
GJKKO ka reaguar pas deklaratës së Erion Veliaj, i cili kishte publikuar edhe dialogun e zbardhur nga seanca, në të cilin dallohet që prokurori Dado e quan kryebashkiakun ‘ndyrësirë’.
Në një deklaratë për mediat, GJKKO thotë se ky debat nuk është i vërtetë, pasi nuk rezulton që gjatë seancës të jetë përdorur përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado.
Reagimi i GJKKO
Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.
Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.
Dokumenti i publikuar nga SPAK, për procesverbalin e seancës së sigurisë së Veliajt
Komente

C'KE MOR VELUAJ C'KE MOR VELLA ,,PSE ANKOHESH,,NE BURG JE,,REHAT JE,,,,REHAT JEMI DHE NE POPULLI I TIRANES,,,SEPSE E DIME TASHME QE NUK NA VJEDH ME....
PërgjigjuZdrromsat jeni ju jo shqipetaret. Prandaj ju lam vetem qe te shfaqeni
PërgjigjuNuk ma merr mendja se ka Shqipetar qe nuk e dinte se Erioni nuk do te perfundonte ne burg. Gjithe keto reagime nga qelia e vertetojne se Erioni faktikisht duhet te ishte edhe me heret breda. Eshte e thjeshte fare, ne qofte se vjedh, perveteson do shkosh ne burg nuk te shpeton gje sado qe shantazhon drejtesin duke publikuar edhe banesen e prokurorit. C`fare fsheh Erion Velia?
PërgjigjuRidi, kjo s'eshte gje fare. Prit kur te filloje dosja 5D dhe sidomos ajo e inceneratoreve. Ky ben zhurmuesin bashke me miqte e tij te mediave, por eshte shah mat, s'ka nga te shkoje.
Nëse nuk është e vërtet,nxirreni me zë dhe figurë ... !
PërgjigjuPO TI QE KE SHEMBUR GJYSMEN E SHTEPIVE E STE KA ARDHE KEQ PER LOTET E NJEREZVE DHE MENSON SE DO TE NA VIJE KEQ PER TY PER GJUHEN E PERDORUR , NE BURG NGELSH GJITHE JETEN
PërgjigjuOre pse mbahet ky rrugaçi Dado prokuror kjo ēshtē e pa Falschme pēr Edi Ramēn qē mban imoralin Olsi Dadon qē ka shkuar nē krevat me kunatēn e tij. E prandaj e ndau dhe gruaja e tij ktē flliqsir. Edi Rama po hiqet mē Fanatiker se Papa.
Përgjigju