GJKKO ka reaguar pas deklaratës së Erion Veliaj, i cili kishte publikuar edhe dialogun e zbardhur nga seanca, në të cilin dallohet që prokurori Dado e quan kryebashkiakun ‘ndyrësirë’.
Në një deklaratë për mediat, GJKKO thotë se ky debat nuk është i vërtetë, pasi nuk rezulton që gjatë seancës të jetë përdorur përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado.
Reagimi i GJKKO
Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.
Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.
Dokumenti i publikuar nga SPAK, për procesverbalin e seancës së sigurisë së Veliajt
Lajmi kryesor:
‘Ndyrësirë'!! Veliaj publikon debatet me Dadon në seancë: Ja me çfarë gjuhe të ulët flet, sigurimsat janë kthyer nga penxherja! Reagon GJKKO: Nuk është e vërtetë
SI.E./ReportTv.al