E diela pa makina në çdo fillim muaj është shndërruar në një traditë jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Sot 1 maj, qytetet e vendin kanë kufizuar qarkullimin e automjeteve, për t'i lënë hapësirë fëmijëve dhe aktiviteteve sportive, por Vlora duket se e ka braktisur këtë nismë.
Siç shihet nga videot e siguruara nga Report Tv, makinat lëvizin në qytet si normalisht. Edhe pse në kuadër të kësaj nisme bashkia Vlorë ka përcaktuar 2 akse të rëndësishëm për ndalim të qarkullimit të mjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, sot pamjet nuk kanë nevojë për koment, teksa mjetet në qarkullim janë të panumërta.
E nëjta situatë paraqitet edhe në Sarandë. Dita pa makina jo vetëm që nuk ka ndikuar në uljen e qarkullimit të automjeteve, por në disa segmente rrugore është krijuar kaos dhe bllokim në trafik.
Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit nisma vijon normalisht. Ministria e Turizmit vendosi më 3 prill që e diela e parë e çdo muaj të jetë pa makina.
U paska dale boja komplet vizave ndarese neper rruge. As shigjeta, as shpejtesi ne km/ore. Tamam duken si rruge rurale.
PërgjigjuPo kemi KryeK...in e bashkise ne qe di vetem te bej foto facebook si pjeshkat
Përgjigju