SPAK ka zbardhur përmes përgjimeve dhe vëzhgimit fizik të gjitha veprimet e ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Majlinda Hasanit dhe Florida Beut. Pas takimit mes Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë me njëra tjetrën për përgatitjen e dokumentave të nevojshme për punësimin, për kryerjen e aplikimit përkatës. Florida ka thënë se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”. Kështu Florida ka blerë një “Samsung” me vlerë 550 euro që e ka marrë me ulje në një dyqan.
Kanë biseduar se aplikimi do të bëhej për pozicionin "specialist" në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Financave. Shtetasja Florida Beu shpjegon se do të blinte edhe aparatin e telefonit celular të markës Samsung, se do i çonte edhe disa përfitime të tjera.
Pjesë nga përgjimet e SPAK:
Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Më ngeli mëndja mos donte më shunë kjo.
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumëë , rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall e mos donte mëë shumë që të paktën të na vej në një vënd tamam.
Majlinda: Ja thashë unë tashti e do ik-i prap t’ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqind mijë lekë do marri do ja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD , PS e heq gocën i them, mos më cani …..
Rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste ? Majlinda : Mirë me e ke edhe dy do japësh asaj
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hic.
lorida: E më thotë mua më
Lajmi kryesor:
'E do Samsung, jo Iphone', përgjimet e dosjes së SPAK, zbardhen bisedat mes avokateve: Zarfin futja në çantë se ka kamera gjithandej, mos thotë Rovena që u këputën në by... ata
//ReportTv.al