E gjithë opozita bashkë në zgjedhje? Meta për Report Tv: Ka ndonjë që është peng i Ramës, ata se gjejnë dot rrugën drejt bashkimit

6 Janar 2023, 12:58| Përditesimi: 6 Janar 2023, 13:35

  • Share

 

Për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta opozita ka kërkuar bashkim të të gjithë grupeve të interesit në funksion të 14 majit. I pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku nëse ka nxitur Berishën për të bashkuar PD-në për maksimalizimin e votave, Meta tha se ka ndonjë peng të Ramës në opozitë që do ta ketë të vështirë rrugën drejt bashkimit, ( duke iu referuar grupit të PD-së së Alibeajt)

“Mesazhi im ka qenë i qartë gjithmonë për një bashkëpunim shumë të gjerë, edhe të gjithë faktorët e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që duan ndryshim dhe vuajnë pasojat e kësaj qeverisjeje. Nuk i intereson shumë sigla por mbarëvatja e punëve të tyre dhe të gjitha shqetësimet e përbashkëta që kemi. Mesazhet edhe nga ana e z. Berisha kanë qenë të qarta mbi gjithëpërfshirje bazuar mbi votë por edhe bazuar mbi vullnetin e qëllimit të përbashkët që është ç ‘kapja e shtetit.

Kushdo që e ka prioritet përballjen me këtë regjim mafioz që është përgjegjës për varfërimin, krizën dhe shpopullimin padyshim që është mënyrën dhe e shpreh vullnetin për tu bashkuar. Nëse dikush është peng i Edi Ramës do ta ketë të pamundur ta gjejë këtë rrugë. Për shqiptarët do të jenë kandidatët e shpopullimit (kukullat e Edi Ramës) dhe kandidatët e ndryshimit”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta: 2022 rriti varfërinë, qeveria më pak lekë qytetarëve se oligarkëve! Opozita bashkë më 14 maj? Pengu i Ramës s'e gjen dot rrugën drejt bashkimit (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?