E goditi me mjete prerëse dhe trupin e tij e hodhi në lumë, adoleshentja shqiptare pranon vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë

23 Dhjetor 2022, 14:29| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 14:31

  • Share

Pas arrestimit si autore e dyshuar e vrasjes makabre të një 16-vjeçari në Tetovë, duke e goditur me mjete prerëse dhe trupin ja hodhi në lumë, 17-vjeçarja shqiptare ka pranuar se është ajo është autorja e krimit.

Nga sektori i punëve të brendshme të Tetovës që bënë të ditur pranimin e veprës nga 17 vjeçarja, thonë se përveç saj në pyetje është marrë edhe një tjetër i mitur, i cili, pas kryerjes së procedurës, mbrëmë është lëshuar në shtëpi.

“Gjatë ditës së djeshme në SPB Tetovë janë thirrur dy të mitur, nga të cilët njëra është vajzë 17 vjeçe dhe që ka pranuar se është kryerëse e veprës. Pas dokumentimit të plotë rastit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën themelore në Tetovë, ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit, për të vuajtur masën e paraburgimit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas hetimeve të para nga organi i akuzës thonë se vrasja ka ndodhur pas një zënke verbal mes dy personave dhe më pas vajza ka goditur për vdekje 16 vjeçarin dhe më pas trupin e tij e ka hedhur në lum.

“E dyshuara, vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja”, ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore, Tetovë.

Zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se 17-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e adoleshentit ka pranuar veprën penale, ndërsa është dërguar në paraburgim.

 


Lajmi kryesor:

Ngjarje e rëndë në Tetovë, 17 vjeçarja godet për vdekje bashkëmoshatarin e saj dhe ia hedh trupin në lumë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?