Koronavirusi ka regjistruar dy viktima të tjera këtë të mërkurë (28 tetor). Humin jetën si pasojë e COVID mësuesja e muzikës nga Prrenjasi, Irena Bajlozi si dhe vëllai i saj.
Mësohet se ajo nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Mësuesja kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollën ku jepte mësim.
Ditën e djeshme u shënua një numër i lartë viktimash, ku 7 persona humbën betejën me koronavirusin.
Ndërsa vijojnë të shënohen shifra të larta të të infektuarve.
Lajmi kryesor:
311 raste të reja me COVID dhe 6 viktima/ Virusi i merr jetën mësues në Përrenjas dhe vëllait të saj! Pozitiv dhe kryebashkiaku i Gjirokastrës! Mbyllen disa ambiente në burgun e Beratit
E.M.//ReportTv.al