“Kam besuar që në fillim se covid 19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaftë nga ata qe e kanë kaluar. Por qenka tmerr”. Askush nuk do ta besonte se ky shënim i fundit në rrjetet sociale i gazetares shkodrane, Anila Dushi, nga shtrati ku iu dorëzua virusit Covid 19 në spitalin rajonal të Shkodrës, do të ishte një shënim lamtumire, për të gjithë miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Lajmin e trishtë e bën të ditur mëngjesin e sotëm kolegët e Dushit, jo vetëm në Shkodër, por anë e mbanë vendit. Pasi bashkëpunimet që kishte krijuar Anila Dushi me ta, kapërcenin raportet mes kolegëve, duke u cilësuar prej tyre, një mike e mirë dhe e kudogjendur, për këdo që pati fatin ta njoh.
Në “ReportTV” për herë të fundit do të rrëfente magjinë e roleve të artistes Pavlina Mani, për të cilën kishte botuar një monografi për të.
Anila Dushi u shua në moshën 54-vjeçare. Kreu Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër për mësuesi në vitin 1988. Studimet pasuniversitare i mbaroi për Shkenca Komunikimi. Prej 20 vitesh ka punuar si gazetare, në mediat e shkruara, ku 18 vite në gazetën “Shekulli”, “Spekter” edhe “Unipress”. Përveç medieve të shkruara ka punuar edhe në ato audiovizive, si në radion kombëtare “plus 2”, AiTV dhe Star Plus. Në vitin 2016 nisi të bashkëpunojë me Birn Albania dhe reporter.al. Në vitin 2916 u vlerësua me çmimin “Hamit Boriçi”. Për 5 vite ka qenë asistent pedagoge me kohë të pjesshme pranë Universitetit të Shkodrës në degën e Gazetarisë dhe të Komunikimit. Është autore e disa shkrimeve shkencore në fushën e komunikimin. Në vitin 1998 ka botuar gazetën “Pjacë”.
Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 286 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID. Në bilancin e saj ministria e Shëndetësisë raporton se viktimat janë të moshave 54 - 71 vjeç.
Gazetarja Anila Dushi
Lajmi kryesor:
COVID19/ 360 raste të reja dhe 7 viktima! Humbi betejën me virusin gazetarja nga Shkodra dhe mjeku psikiatër në Fushë-Krujë
M.Q.//ReportTv.al