Qentë e rrugës në Vlorë

'E ka kafshuar', qentë e rrugës tmerrojnë turisten spanjolle në Vlorë, qytetarët të alarmuar (Video)

22 Tetor 2023, 21:33| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 21:53

  • Share

Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët dhe turistët e Vlorës.

Një incident është shënuar ditën e sotme me një turiste spanjolle. Kjo e fundit është tmerruar nga një qen që sipas qytetarit e ka kafshuar turisten në lagjen 10- korriku në unazën e qytetit.

Edhe në një video të nisur nga një qytetar për Report Tv dëgjohet zëri i turistes e cila duket tejet e frikësuar.  

Banorët shprehin shqetësimin se kohët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të qenve që tashmë janë kthyer në një shqetësim.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • puntori i bashkise: 23/10/2023 03:52

    asnje problem...zgjidhet kjo pune,,merrni antifrize makine dhe mbushni disa ene e lerini perjashta...te nesermen i keni qente te ngordhur...

    Përgjigju
    • Per Puntorin e bashkise.: 23/10/2023 07:40

      Ti do helmuar, qente e shkret ti mbledhin ne nje qender ti sterilizojne dhe ti mbajn aty.

  • Iris: 23/10/2023 01:19

    Ishte dicka qe pritej te ndodhte.Jemi bere turp i botes me keto skena ku qente livadhisin ne grupe rrugeve te /Maldiveve te Evropes/sikur jane ne lagjet e Afrikes subekuatoriale dhe ekuatoriale,apo ne getot e Brazilit ,lagjet e Mumbait,apo rrugicat qorre te Vietnamit,Thailandes e Laosit!Dhe e gjitha kjo,sepse dikush u fryu ne vesh qeveritareve tane qe qente as te mos vriten,as te mblidhen ne shelter per kafshe,mjafton te sterilizohen! Dhe cileve qeveritare ua tha kete? Po te njejteve qe nuk jane te zotet te kontrollojne invazionin fiskal te nje restoranti,apo hoteli te rendomte,po te njejteve qe kapin nje e u shpetojne dy livadhe me kanabis dhe jane po te njejtet qe supozohet te mbajne statistika te rregullta per numrin e qenve qe livadhisin vaksinimin dhe sterilizimin e tyre!!! Per te qare e per te qeshur! Mblidhini ne shelter se late nam,tmerruat vendas e te huaj e shemtuat imazhin e vendit!!

    Përgjigju
  • Bani: 22/10/2023 22:42

    Jetojme ne Vlore dhe ata qen nuk bezdisin njeri , me e mira do te ishte qe ata te gjore ti vendosin ne nje qender dhe te paguajne takse te gjithe qytetaret per mirmbajtjen e tyre si e ka bota

    Përgjigju
    • Ani: 23/10/2023 12:51

      4 persona jane sulmuar dhe kafshuar vetem ne hyrje te qytetit afer komisariatit. Njera prej tyre grua qe jo vetem e kishin kafshuar, por demtuar ne shume pjese te trupit. Nuk dalim dot ne trotuar. Eshte kthyer ne tmerr ajo zone...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?