Kronikë

‘E kanë parë me BMW të blinduar’/ Si ‘Rrumi’ e ndiqte ‘këmba këmbës’ Plarent Dervishajn: Duhet goditja, janë bërë të fortë

5 Tetor, 18:27| Përditesimi: 5 Tetor, 18:44

  • Share

1759682640_vd.jpg

Foto: Plarent Dervishaj dhe Aleksandër Laho

Dosja për sagën e vrasjeve të Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe “Rrumi” ka zbuluar bisedat, një ndër ta edhe ndjekja që i ka bërë Plarent Dervishajt.

Në datën 26 shtator 2020, ora 08:19, Aleksandër Laho ka filluar të bisedojë me Elidon Avdylin në lidhje me vendndodhjen e Plarent Dervishajt, të cilit në bisedë i referohet me emrin Lenti, shkruhet në dosje.

Aleksandri i shkruan se ka marrë informacion se Plarent Dervishaj është në Durrës, dhe se “e kanë parë me një BMW të zezë të blinduar”.

Në orën 08:32, Elidon Avdyli i shkruan se sipas tij, “Kili me Dorianin jepnin informacion te Kalëshi duke iu referuar Arbër Mërkurit”.

Në vijim të bisedës, i shkruan “Rrumit” për shpalljen në kërkim të Enca Kimçes. Pak minuta më pas Elidon Avdyli i shkruan Aleksandër Lahos në lidhje me ngjarjen e Edmir Bregut, i njohur nga ata me nofkën “Maloku”, duke shprehur dyshime se ai “Po fshihet në kalanë poshtë”.

“Rrumi” i është përgjigjur se “sipas tij, Maloku është në roman kallashnikov lëvizshëm”.

Në vijim të bisedës, Aleksandër Laho i thotë Elidon Avdylit se “duhet goditja” dhe se “ata janë bërë shumë të fortë”.

Avdyli i përgjigjet se “këta, Aleksandër, janë shokë me Rrumin”.

Në vijim, “Rrumi” i ka thënë Elidonit: “Kujdes me terezi, se do dhon goditje këta. Lenti ka dalë me Dorianin për me pa punë tek kalëshi.”

Pjesë e bisedës:

Elidon Avdyli: Të fala vllait. Mos u kape me ta se do vish në qendër. Më kupton?

Aleksandër Laho: Po, të fala shok. Jemi aty ku thua ti. Kemi vënë re disa lëvizje. Janë afër fare. Ke të drejtë. Kujdesi duhet.

Elidon Avdyli: Mirë vëlla. Po tani niset (Rumi dhe Kili) për në Tiranë. Janë me makinën e blinduar.

Aleksandër Laho: Është një shok, ai tha që ka parë dikë që në orën 7 në mëngjes në Durrës me të blinduarën.

Lajmi kryesor:

DOSJA/ 'Po erdhi Rama na fiku', Rrumi i Shijakut ‘klering’ pronash me Avdylajt për vrasjen e armiqve: Më hiqni qafe Lul Berishën, Plaurentin e Mond Çekiçin

Xh.K/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?