Kryesocialisti Edi Rama foli nga Gjirokastra edhe për integrimin e vendit, teksa tha se vendi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm që nga hapja e negociatave. Ai tha se Shqipëria e ka "mbushur me kohë moshën" për në BE, por shtoi se Unioni kërkon që t'i përgjigjemi të gjitha kushteve dhe standarteve.
Rama përmendi vendet e tjera të rajonit që kanë 'ngecur' në këtë fazë prej vitesh.
“Pasaportën nuk ta jep BE se ke mbushur moshën. E kemi mbushur me kohë se jemi nga më të vjetrit në këtë kontinent. Na ka kaluar mosha për t’u bërë anëtar, por ta japin se u poqe nga koka. Dhe je shtet që i përgjigjesh kritereve dhe standarteve që ke ajo familje. Prandaj të fusin brenda në shtëpi, Nuk mund të thuash se unë jam mësuar të ha me duar. Do të hash me lugë, pirun edhe me thikë. Do të mbash thikën në dorën e majtë, pirunin në të djathtën dhe do të ecësh përpara. Kjo është ajo që ne kemi për të bërë që të bëjmë të mundur pasaportën.
Kur iu thonë ore ça është ky hall ka dalë Rama dhe kërkon mandatin e 4. Duhet t’i thoni, mirë Rama e kërkon të 4 se ngaqë nuk bëri gjë në tre, tani mendon se meriton të 4-tin. Po Mali i Zi pse nuk është në BE? Që i ka filluar negociatat para sesa ju të më jepnit mua votën për kryeministër? Apo e kam penguar unë? Po Serbia pse nuk është në BE që ka nisur negociatat në 2014? Por RMV që ndërroi emër?Imagjinoni ju Shqipërinë të ndërrojë emër përe t’u futur atje dhe të mos futet dot? Nuk ka hapur akoma negociatat, e ka marrë statusin e kandidatit në 2005. Pse nuk është në BE, ndërkohë që ne si ka mundësi që i kemi hapur negociatat vjet dhe sot jemi te pragu i BE me Malin e Zi bashkë. Na kanë dhënë planin në tavolinë, në 2027 bëjmë negociatat, mbyllim marrëveshjen dhe jeni në BE.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Gjirokastra: Ballëlartë për reformën në drejtësi! Këneta mendon se do marrë pushtetin me ‘duart’ e Dumanit! Në Qershor nis zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë
Xh.D/ReportTv.al
