Politikë

Rama nga Gjirokastra: Ballëlartë për reformën në drejtësi! Këneta mendon se do marrë pushtetin me ‘duart’ e Dumanit! Në Qershor nis zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë

22 Prill, 10:02| Përditesimi: 22 Prill, 15:22

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama, nga një takim që mbajti në Gjirokastër, tha se është ballëlartë për reformën në drejtësi. Duke folur për goditjet e drejtësisë ndaj rradhëve në PS, kryesocialisti u shpreh se kush bën gjëra të paligjshme, edhe brenda shtëpisë socialiste, duhet të ndëshkohet. 

"Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit, me duart e drejtësisë do marrin pushtetin këta duke më vënë mua në pozitë të vështirë, por nuk më vonë dot me këtë sepse unë për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh.", u shpreh Rama, duke shtuar se do të ishte tradhtar nëse drejtësia do të godiste vetëm në një anë, dhe jo ndaj pushtetit. 

Rama njoftoi gjithashtu se pas burokracive të shumta, më në fund zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë do të nisë nga qershori. Ai tha se negociatat me Greqinë janë të vështira, por shtoi se me hyrjen në BE, shqiptarët që jetojnë atje, nuk do të kenë më probleme.

“Në Itali, e kemi zgjidhur me njohjen  e pensionit dhe më në fund nga muaji qershor fillon zbatimi. Me Greqinë, e dini mirë se ka ardhur koha që një pjesë e madhe e atyre që vajtën në fillim janë në prag ose kanë dal në pension dhe vuajnë faktin se nuk kanë njohjen e viteve. Është negociata më e vështirë se është numër më i madh.”, tha Rama.

Rama njoftoi edhe rritjen e moshës për Check Up falas, një kërkesë që sipas tij, vjen nga pensionistët. Duke u ndalur te integrimi, kryesocialisti iu përgjigj kritikave teksa mori shembuj vende të rajonit që prej shumë vitesh kanë filluar negociatat, por Shqipëria ka bërë përparim të madh në këtë drejtim.  

“Po Serbia pse nuk është në BE që ka nisur negociatat në 2014? Por RMV që ndërroi emër? Imagjinoni ju Shqipërinë të ndërrojë emër për t’u futur atje dhe të mos futet dot? Nuk ka hapur akoma negociatat, e ka marrë statusin e kandidatit  në 2005. Pse nuk është në BE, ndërkohë që ne si ka mundësi që i kemi hapur negociatat vjet dhe sot jemi te pragu i BE me Malin e Zi bashkë.”, tha Rama.

Nuk munguan as ironitë për opozitën dhe konsulentin amerikan Chris LaCivita që kanë marrë, teksa tha 'këta kanë vajtur e paguar lekët e dynjasë për atë Latifin. E keni dëgjuar që thonë magjistarin, Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka".

Ora 11:45
Goditjet në radhët e PS/ Rama: Jam ballëlartë, nuk të çon qeveria në burg! Kush bën gjëra të paligjshme të ndëshkohet! Mendojnë se me duart e Dumanit do marrin pushtetin

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit në Gjirokastër, foli edhe për reformën në drejtësi, teksa tha se PS ka bërë atë që s'e ka bërë njeri në historinë e vendit. Sa i përket goditjeve nga drejtësia brenda radhëve të PS, Rama tha se kush bën gjëra të paligjshme, qoftë edhe brenda familjes socialiste, duhet të ndëshkohet. 

Kryeministri u shpreh se do të cilësohej si tradhtar nëse do të lejohej që drejtësia të godiste vetëm nga opozita dhe të vetët do të mbroheshin. Sipas Ramës, opozita kërkon që të marrë pushtetin me "duart" e kreut të SPAK Altin Dumani, duke kërkuar që ta vendosin atë në pozitë të vështirë.

"Nuk më vënë dot me këtë sepse për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh.", tha Rama. 

"Më dëgjuan kur thashë që ma jepni votën që të mos mbajë të tjerë në prehër që të ikim në BE. Se me të tjerë në prehër nuk e bëjmë dot shkëputjen e drejtësisë nga politika. Iu thosha mos dëgjoni kazanin, se janë këtu për tepsinë dhe jo për Shqipërinë. Ishin për tepsinë as nuk diskutohet, këta thonë ça është tepsia në fushatë, se ne duam program. Çfarë programi do nga bufi i kënetës, mjafton të shohësh bufin dhe e ke parë programin. Kemi bërë atë që se ka bërë njeri në historinë e shtetit, kemi marrë vendimin që të heqim dorë nga një pushtet i jashtëzakonshëm, ai i politikës mbi drejtësinë. I jashtëzakonshëm për politikën, por i dëmshëm për popullin. Kemi marrë shpatën që e kisha unë në zyrë që nga 1912 kalonte dorë më dorë, mbretëri diktaturë demokraturë. Shpata ishte në zyrën e të parit, prandaj ne për turpin e madh të burgosurin e fundit politik e kemi në kohën  e demokracisë, Fatos Nanon, se e kishte bufi shpatën në zyrë dhe i ra kryetarit të opozitës. Ne morëm vendimin që shpatën ta dorëzojmë.  

Altin Dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nga shkolla në 2020? Jo. Ka qenë prokuror me vite të tëra. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta  bënte këtë gjë, sepse shpata ishte ne duart e politikës. Ishin të çarmatosur. Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ça i thoshte politika, për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin llumin dhe zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre. Të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në  qeveri mandatin e parë apo në kërkim dikë që ishte zëvendësim im që nuk ishte në qeveri kur mori arratinë.

Ne kemi tre mandate, mbi 60 ministra. Sa janë këta? Edhe 10 po të ishin, kush e solli këtë situatë që edhe brenda nesh drejtësia bën atë që do? E sollën këta? Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit, me duart e drejtësisë do marrin pushtetin këta duke më vënë mua në pozitë të vështirë, por nuk më vonë dot me këtë sepse unë për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh. Nga pikëpamja njerëzore unë ndihem keq, por nga pikëpamja  e detyrimit ndaj jush, unë do isha tradhtari më i madh i juaji nëse do ju thosha që ‘unë dua mbështetje, dua që ta kemi vetë timonin, se ishte edhe timoni përveç tepsisë, më hiqni nga prehri këta që i flasin shoferit, që të shkojmë përpara'. Se ata nuk i flisnin shoferit, ata të kapnin timonin për pazaret e tyre, që të bëjmë drejtësi, që të godasë majtas e djathtas, e kam thënë atëherë.  Do isha tradhtar nëse sot do ndodhte e kundërta, nëse ata do ishin para drejtësisë dhe ne jo”, tha Rama.

Ora 11:23
‘E kemi mbushur moshën për BE’, Rama: Imagjinoni ju që Shqipëria të ndërrojë emrin si Maqedonia e Veriut?

Kryesocialisti Edi Rama foli nga Gjirokastra edhe për integrimin e vendit, teksa tha se vendi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm që nga hapja e negociatave. Ai tha se Shqipëria e ka "mbushur me kohë moshën" për në BE, por shtoi se Unioni kërkon që t'i përgjigjemi të gjitha kushteve dhe standarteve. 

Rama përmendi vendet e tjera të rajonit që kanë 'ngecur' në këtë fazë prej vitesh. 

“Pasaportën nuk ta jep BE se ke mbushur moshën. E kemi mbushur me kohë se jemi nga më të vjetrit në këtë kontinent. Na ka kaluar mosha për t’u bërë anëtar, por ta japin se u poqe nga koka. Dhe je shtet që i përgjigjesh kritereve dhe standarteve që ke ajo familje. Prandaj të fusin brenda në shtëpi, Nuk mund të thuash se unë jam mësuar të ha me duar. Do të hash me lugë, pirun edhe me thikë. Do të mbash thikën në dorën e majtë, pirunin në të djathtën dhe do të ecësh përpara. Kjo është ajo që ne kemi për të bërë që të bëjmë të mundur pasaportën.

Kur iu thonë ore ça është ky hall ka dalë Rama dhe kërkon mandatin e 4. Duhet t’i thoni, mirë Rama e kërkon të 4 se ngaqë nuk bëri gjë në tre, tani mendon se meriton të 4-tin. Po Mali i Zi pse nuk është në BE? Që i ka filluar negociatat para sesa ju të më jepnit mua votën për kryeministër? Apo e kam penguar unë? Po Serbia pse nuk është në BE që ka nisur negociatat në 2014? Por RMV që ndërroi emër?Imagjinoni ju Shqipërinë të ndërrojë emër përe t’u futur atje dhe të mos futet dot? Nuk ka hapur akoma negociatat, e ka marrë statusin e kandidatit  në 2005. Pse nuk është në BE, ndërkohë që ne si ka mundësi që i kemi hapur negociatat vjet dhe sot jemi te pragu i BE me Malin e Zi bashkë. Na kanë dhënë planin në tavolinë, në 2027 bëjmë negociatat, mbyllim marrëveshjen dhe jeni në BE.”, tha Rama.

Ora 11:05
‘Rrisim moshën për Check Up falas’, Rama: Në Qershor nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë! Me hyrjen në BE, shqiptarët e Greqisë s’do kenë më probleme

Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi në Gjirokastër, njoftoi se do të rrisin moshën për Check Up falas, një kërkesë e pensionstëve.

“Kemi një tjetër gjë që është kërkesë e shumë pensionistëve për të rritur moshën për Check Up falas. Do ta bëjmë këtë gjë, do të rrisim moshën për check up falas. Chech Up që ka qenë shumë i përbaltur ka treguar se ka qenë i vlefshëm për parandalimin e sëmundjeve duke u dhënë njerëzve informacion që duhet të kujdesen për këtë apo atë ngjarje në organizmin e tyre. Në këtë mënyrë besoj në tërësi, ne nuk lajmë dot borxhin ndaj jush, është i madh që vendi që gjeneratat e reja iu kanë por së paku, gjithçka që kemi mundësi, dhe çdo mundësi të re që krijohet e kemi vënë dhe do ta vëmë në dispozicionin tuaj.”, tha Rama.

Rama u ndal edhe te marrëveshja me pensionet me Italinë, teksa tha se nga qershori do të fillojë zbatimi. Ai tha gjithashtu se arritja e një marrëveshjeje me Greqinë është më e vështirë, por shtoi me hyrjen në BE, shqiptarët që jetojnë atje, dhe kudo tjetër, do t’u njihen pensionet automatikisht.

“Në Itali, e kemi zgjidhur me njohjen  e pensionit dhe më në fund nga muaji qershor fillon zbatimi. Me Greqinë, e dini mirë se ka ardhur koha që një pjesë e madhe e atyre që vajtën në fillim janë në prag ose kanë dal në pension dhe vuajnë faktin se nuk kanë njohjen e viteve. Është negociata më e vështirë se është numër më i madh. Njohja e pensioneve me Italinë dhe Greqinë janë dy më të mëdha, se është volumi i madh për ata, që të njohë pensionin e kontribuuesve atje. Greqia nuk është Italia në kuptimin e vetë mundësive. Ne kemi sot në dorë që t’i biem shkurt, nuk e dimë sesa mund të zgjasin  negociatat, por në momentin që ne hyjmë në BE, dhe që shqiptarët të marrin pasaportën, thoshin çyrykët dje se ka dalë Rama me një pasaportë se s’ka ça tregon më, ndërkohë që në fakt kam ça tregoj në çdo cep të Shqipërisë, ndërkohë që ajo pasaporta është sinteza dhe përmbledhja e të gjitha gjërave që kemi bërë. Me atë pasaportë ndryshon statusi i shqiptarit, i qytetarisë tonë në këtë kontinent. Dhe në momentin që të gjithë ata që janë në Greqi marrin pasaportën, problemet e tyre me shtetin grek mbarojnë, flas për probleme letrash. Madje nuk duhet më as pasaportë greke nëse nuk do të bëhesh deputet apo ministër në Greqi. Mjafton pasaporta shqiptare e BE, dhe në çdo vend të BE, ti me atë pasaportë je njësoj si ai që është në atë vend. I vetmi ndryshim është se ai mund të bëhet deputet, ti jo. Mund të bëhesh anëtar i këshillit bashkiak, kryetar bashkie, dhe deputet në PE i Greqisë, Italisë...po more votat. Shqiptarët aq shumë sa janë mund të fillojnë të zgjidhen në këto nivele, do ta shikoni kur të marrin pasaportën.”, tha Rama.

Ora 10:53
VIDEO/ Rama ironizon LaCivitan: Kanë dhënë lekët e dynjasë për ‘magjistarin’! Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka?

Kryesocialisti Edi Rama komentoi nga Gjirokastra edhe njëherë sondazhin që tregonte se gjysma e shqiptarëve mendonin se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Rama nuk kurseu as ironinë për konsulentin amerikan të Berishës, Chris LaCivita teksa tha se "magjistari" kishte kandidat në SHBA, po këtu kë ka.

“Shikoja mbrëmë në Youtube, se ka pajtuar një TV atë që bënte sondazhet e Trump dhe isha kurioz se është një nga sondazhistët e famshëm të Amerikës, isha kurioz se ca ka anketuar për Shqipërinë. Këta kanë vajtur e paguar lekët e dynjasë për atë Latifin. E keni dëgjuar që thonë magjistarin, Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka? Çfarë të shikosh atje, kishte bërë anketimin, ne bëjmë anketime çdo muaj dhe e dimë se çfarë mendon populli dhe thoshte atë që dhe ne pak e shumë kemi. Gjysma e popullit shqiptar mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Këta, aty në kënetë, jepnin të tërat shpjegimet e mundshme, përveç njërit, që mos vallë këtu e kemi gabim ne dhe disa gjëra vërtet janë bërë. Njëri tha se kjo tregon se populli shqiptar është i sëmurë, pra populli i sëmurë se pse nuk mendon si këta. Dhe më pas më hidhen mua se gjysma e burrave janë çyryk. Unë e them si metaforë, nuk është raport klinik. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetën politikisht je autik. Nuk je mirë. Një çyryk fare tha Edi Rama i thotë shkoni në google dhe shikoni fotot e mia në google se i josh me trup. Mund të gjejnë cdo arsye që nuk bën sens, përvec njërës, more si erdhi kjo Shqipëri në derën e BE. Se mirë unë këtu i paskam blerë, trembur, populli qenka i sëmurë, autokraci...”, tha Rama.

Më tej, Rama vijoi:

“Po si u çmend gjithë bota, BE, Banka e investimeve, u sëmur KE, që thonë na kanë vënë të parët në rajon për menaxhimin e financave dhe prokurimin publik, vetëm këta që mbështesin bufin e kënetës janë në rregull.  Këta që duan ta kthejnë Shqipërinë në hon. Shko nga një ekran te tjetri, vetëm nga këta, ke janë pushtet më vete pikërisht se këtu ka demokraci dhe jo autokraci.”

Ora 10:39
Rama: Mësuesit ishin pengje të politikës, paga mesatare do të rritet në 1200 euro në 2030

Kryesocialisti Edi Rama tha gjatë takimit në Gjirokastër se kur mori detyrën, mësuesit ishin ‘pengje’ të politikës. Sipas tij, dikur ishin afro 5 mijë mësues që punonin jashtë profilit të tyre. Kryesocialisti theksoi gjithashtu se deri në vitin 2030, synojnë që rrogën mesatare të mësuesve ta rrisin në 1200 euro.

“Problemi i mësuesve ishte problem i autoritetit, i rënë përtokë. Mësuesit ishin katandisur në pengje të politikës, të halabakëve rrotull shkollës dhe të vetë nxënësve që ishin çoroditur dhe nuk kishin siguri për punën e tyre. Sot jepnin te Asim Zeneli, nesër i kishin flakur diku tjetër se do të vinte një mësues që nuk kishte as arsim përkatës. Kur kemi filluar këtë punë, kishte afro 5 mijë mësues pa arsimin përkatës, që kishin biologji dhe jepnin fizikë se kishin një krushk, një parti apo kushedi se ça. Paguanin lekë apo ku di unë. Pagën mesatare asokohe në sistemin publik e kishin 370 euro, sot e kemi 1 mijë euro. Te mësuesit paga mesatare ka vajtur 950 euro dhe plani ynë është që të jetë 1200 euro. E keni dëgjuar që thonë këta nuk kanë program. Ne kemi jo program, por program e plan qeverisës në çdo sektor se jemi duke negociuar me BE. Si negocion BE me një vend që s’ka program.”, tha Rama.

Rama thumboi edhe Sali Berishën teksa tha se e la vendin të zhytur në borxhe. Në vitin 2013, tha kryeministri, Shqipëria shpëtoi nga një tjetër kolaps.

“Kjo bëhet që të kemi më shumë për gjyshërit, por të mos iu hapim gropën nipërave dhe mbesave siç ndodhi në ’97. Ajo të çon rruga. Në 2013 kur kemi marrë detyrën ishte borxhi 700 e kusur milionë euro, kishin ndaluar punët në Shqipëri, kompanitë kërkonin lekët. Ato nuk ishin rrugë, por tendera pa projekte. Bënte rruga po themi 1 mln euro, e fillonin me 10 mijë euro. Hajde vazhdoni ju se ua kemi lekët, kompanitë ngecën, borxhi u akumulua. 1,2 mld borxh vetëm të OSHEE. Po borxh për 40 mln euro për personat invalidë. Ndryshimi në 2013 ka shpëtuar Shqipërinë nga kolapsi i dytë, do të kishte rënë në gropë shteti. Sot jemi në një nivel tjetër, jemi një hap nga BE”, shtoi ai.

Ora 10:38
‘Pensioni minimal 200 euro, maksimal 400 euro”, Rama: Të tjerët iu çojnë drejt humnerës! Ju gjirokastritët ia keni vënë kufirin me kohë, e njihni lapsin mirë

Kryesocialisti Edi Rama tha nga Gjirokastra se objektivi i PS është që ta bëjnë pensionin minimal 200 euro ndërsa atë maksimal 400 euro. Rama tha se me opozita, me premtimet e saj, mund t’i çojë njerëzit drejt humnerës.  Ai nuk kurseu batutat teksa tha se gjirokastritët ia kanë treguar me kohë kufirin Sali Berishës, dhe se ata e njohin lapsin më mirë se kushdo tjetër.

“Së pari kemi bërë një hap që përtej indeksimeve që janë ligjore, detyruese dhe bëhen në mënyrë të vazhdueshme siç e ka ligji. Madje e kemi bërë dy herë në vit për shkak të rritjes së çmimeve. Kemi vendosur që duke qenë se tani jemi në fazë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, dhe kemi të ardhura që tejkalojnë parashikimet, kemi vendosur që ta ndajmë për pensionistët një bonus që është bonusi i fundvitit dhe i pranverës, të dy bashkë nga dhjetori në shkurt të këtij viti, kemi ndarë 165 mln euro vetëm për pensionistët. Nuk janë pak për shtetin shqiptar. Do ta bëjmë këtë bazuar në rritjen ekonomike. Kemi përcaktuar edhe dy piketa të tjera, se në fund të ditës, pavarësisht se nga pikëpamja logjike po bëjmë një skemë që të jetë e qëndrueshme, edhe rritja e kontributeve ka ardhur në mënyrë të qëndrueshme, kemi shtuar 300 mijë kontributorë të tjerë. Sot nuk luhet me sigurimet shoqërore si dikur, që as nuk i kërkonte njeri që të arrijmë që të kemi një pension minimal 200 euro.

Pra, pavarësisht se ke punuar apo jo, minimali të jetë 200 euro dhe për të siguruarit të kemi pension mesatar 400 euro. Këto janë dy objektivat. Kush iu thotë juve të tjera ka dy arsye. I kemi rënë kësaj pune nga të katër anët. Kemi marrë ekspertizë nga të katër anët, nga institucionet që nga BB, nga ekspertë të pavarur ndërkombëtar, këshilltarin që kam për ekonominë që ka qenë për 10 vjet drejtues i grupit ekonomik të Merkel e kemi vënë edhe atë të na japë opinionin e tij, po iu them që kjo që ne kemi përcaktuar si objektiv është ambicioz. Nuk është i lehtë, por do të bëjmë çmos që ta arrijmë. Të tjerat që iu thonë janë rruga drejt humnerës, ose sepse nuk e kanë problem këtë rrugë, dhe ju e dini kush dhe e njihni mirë, prandaj ia keni vënë kufirin atje larg. S’ka këtu, e ka kufirin me kohë se ju jeni gjirokastritë dhe lapsin e njihni më mirë se të tjerët, s’ka shans të thyhet. Ose pastaj nuk dinë ça flasin.", tha Rama.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?