Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi në Gjirokastër, njoftoi se do të rrisin moshën për Check Up falas, një kërkesë e pensionstëve.
“Kemi një tjetër gjë që është kërkesë e shumë pensionistëve për të rritur moshën për Check Up falas. Do ta bëjmë këtë gjë, do të rrisim moshën për check up falas. Chech Up që ka qenë shumë i përbaltur ka treguar se ka qenë i vlefshëm për parandalimin e sëmundjeve duke u dhënë njerëzve informacion që duhet të kujdesen për këtë apo atë ngjarje në organizmin e tyre. Në këtë mënyrë besoj në tërësi, ne nuk lajmë dot borxhin ndaj jush, është i madh që vendi që gjeneratat e reja iu kanë por së paku, gjithçka që kemi mundësi, dhe çdo mundësi të re që krijohet e kemi vënë dhe do ta vëmë në dispozicionin tuaj.”, tha Rama.
Rama u ndal edhe te marrëveshja me pensionet me Italinë, teksa tha se nga qershori do të fillojë zbatimi. Ai tha gjithashtu se arritja e një marrëveshjeje me Greqinë është më e vështirë, por shtoi me hyrjen në BE, shqiptarët që jetojnë atje, dhe kudo tjetër, do t’u njihen pensionet automatikisht.
“Në Itali, e kemi zgjidhur me njohjen e pensionit dhe më në fund nga muaji qershor fillon zbatimi. Me Greqinë, e dini mirë se ka ardhur koha që një pjesë e madhe e atyre që vajtën në fillim janë në prag ose kanë dal në pension dhe vuajnë faktin se nuk kanë njohjen e viteve. Është negociata më e vështirë se është numër më i madh. Njohja e pensioneve me Italinë dhe Greqinë janë dy më të mëdha, se është volumi i madh për ata, që të njohë pensionin e kontribuuesve atje. Greqia nuk është Italia në kuptimin e vetë mundësive. Ne kemi sot në dorë që t’i biem shkurt, nuk e dimë sesa mund të zgjasin negociatat, por në momentin që ne hyjmë në BE, dhe që shqiptarët të marrin pasaportën, thoshin çyrykët dje se ka dalë Rama me një pasaportë se s’ka ça tregon më, ndërkohë që në fakt kam ça tregoj në çdo cep të Shqipërisë, ndërkohë që ajo pasaporta është sinteza dhe përmbledhja e të gjitha gjërave që kemi bërë. Me atë pasaportë ndryshon statusi i shqiptarit, i qytetarisë tonë në këtë kontinent. Dhe në momentin që të gjithë ata që janë në Greqi marrin pasaportën, problemet e tyre me shtetin grek mbarojnë, flas për probleme letrash. Madje nuk duhet më as pasaportë greke nëse nuk do të bëhesh deputet apo ministër në Greqi. Mjafton pasaporta shqiptare e BE, dhe në çdo vend të BE, ti me atë pasaportë je njësoj si ai që është në atë vend. I vetmi ndryshim është se ai mund të bëhet deputet, ti jo. Mund të bëhesh anëtar i këshillit bashkiak, kryetar bashkie, dhe deputet në PE i Greqisë, Italisë...po more votat. Shqiptarët aq shumë sa janë mund të fillojnë të zgjidhen në këto nivele, do ta shikoni kur të marrin pasaportën.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Gjirokastra: Ballëlartë për reformën në drejtësi! Këneta mendon se do marrë pushtetin me ‘duart’ e Dumanit! Në Qershor nis zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë
Xh.D/ReportTv.al