Politikë

‘Pensioni minimal 200 euro, maksimal 400 euro”, Rama: Të tjerët iu çojnë drejt humnerës! Ju gjirokastritët ia keni vënë kufirin me kohë, e njihni lapsin mirë

22 Prill, 10:38| Përditesimi: 22 Prill, 13:06

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama tha nga Gjirokastra se objektivi i PS është që ta bëjnë pensionin minimal 200 euro ndërsa atë maksimal 400 euro. Rama tha se me opozita, me premtimet e saj, mund t’i çojë njerëzit drejt humnerës.  Ai nuk kurseu batutat teksa tha se gjirokastritët ia kanë treguar me kohë kufirin Sali Berishës, dhe se ata e njohin lapsin më mirë se kushdo tjetër.

“Së pari kemi bërë një hap që përtej indeksimeve që janë ligjore, detyruese dhe bëhen në mënyrë të vazhdueshme siç e ka ligji. Madje e kemi bërë dy herë në vit për shkak të rritjes së çmimeve. Kemi vendosur që duke qenë se tani jemi në fazë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, dhe kemi të ardhura që tejkalojnë parashikimet, kemi vendosur që ta ndajmë për pensionistët një bonus që është bonusi i fundvitit dhe i pranverës, të dy bashkë nga dhjetori në shkurt të këtij viti, kemi ndarë 165 mln euro vetëm për pensionistët. Nuk janë pak për shtetin shqiptar. Do ta bëjmë këtë bazuar në rritjen ekonomike. Kemi përcaktuar edhe dy piketa të tjera, se në fund të ditës, pavarësisht se nga pikëpamja logjike po bëjmë një skemë që të jetë e qëndrueshme, edhe rritja e kontributeve ka ardhur në mënyrë të qëndrueshme, kemi shtuar 300 mijë kontributorë të tjerë. Sot nuk luhet me sigurimet shoqërore si dikur, që as nuk i kërkonte njeri që të arrijmë që të kemi një pension minimal 200 euro.

Pra, pavarësisht se ke punuar apo jo, minimali të jetë 200 euro dhe për të siguruarit të kemi pension mesatar 400 euro. Këto janë dy objektivat. Kush iu thotë juve të tjera ka dy arsye. I kemi rënë kësaj pune nga të katër anët. Kemi marrë ekspertizë nga të katër anët, nga institucionet që nga BB, nga ekspertë të pavarur ndërkombëtar, këshilltarin që kam për ekonominë që ka qenë për 10 vjet drejtues i grupit ekonomik të Merkel e kemi vënë edhe atë të na japë opinionin e tij, po iu them që kjo që ne kemi përcaktuar si objektiv është ambicioz. Nuk është i lehtë, por do të bëjmë çmos që ta arrijmë. Të tjerat që iu thonë janë rruga drejt humnerës, ose sepse nuk e kanë problem këtë rrugë, dhe ju e dini kush dhe e njihni mirë, prandaj ia keni vënë kufirin atje larg. S’ka këtu, e ka kufirin me kohë se ju jeni gjirokastritë dhe lapsin e njihni më mirë se të tjerët, s’ka shans të thyhet. Ose pastaj nuk dinë ça flasin.", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Gjirokastra: Ballëlartë për reformën në drejtësi! Këneta mendon se do marrë pushtetin me ‘duart’ e Dumanit! Në Qershor nis zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?